Blinken: Disa mosmarrëveshja eseniale akoma kanë mbetur në negociatat e Vjenës
Sekretari amerikan i shtetit ka deklaruar se në negociatat jo të drejtpërdrejta në Vjenë, është shënuar progres për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se akoma kanë mbetur disa mosmarrëveshje esenciale për arritjen e rezultatit në këto bisedime.
Kanali televiziv Al Jazira njoftoi se Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, ditën e martë në lidhe me negociatat në Vjenë për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, pa përmendur fare përgjegjësinë e Amerikës në shkeljen e zotimeve të veta ndaj marrëveshjes bërthamore, pretendoi: “Irani duhet të marrë vendim nëse është i gatshëm të kthehet në marrëveshjen bërthamore apo jo”.
Shefat e diplomacisë amerikane dhe franceze së fundi gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Paris, kanë deklaruar qëndrime pretenduese ndaj marrëveshjes bërthamore dhe kanë pretenduar se ata po presin vendimin e Iranit për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore.
Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka hedhur poshtë deklaratat e shefave të diplomacisë amerikane dhe franceze dhe ka deklaruar: “Irani kurrë nuk është larguar nga marrëveshja bërthamore që tani të marrë vendim për t’u kthyer, por është Amerika ajo që duhet të marrë vendimin e vet dhe me heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe me zbatimin efikas të zotimeve të saj, të kthehet në marrëveshjen bërthamore”.