Unazat olimpike mbërrijnë në Yokohama të Japonisë
(last modified Wed, 30 Jun 2021 18:16:56 GMT )
Qershor 30, 2021 20:16 Europe/Tirane
  • Unazat olimpike mbërrijnë në Yokohama të Japonisë

Simboli i unazave olimpike me ngjyra u shfaq në Yokohama, qyteti i dytë më i madh i Japonisë.

Në këtë qytet në Lojërat Olimpike do të organizohen garat për bejsbollin, softboll dhe futbollin. Lartësia dhe gjatësia e këtyre unazave janë 15 X 33 metra. Unazat ndriçojnë natën, për të njoftuar ardhjen e Olimpiadës së Tokios, e cila do të hapet më 23 korrik. Unazat blu, të zeza, të verdha, të kuqe dhe jeshile, të cilat janë një nga simbolet më të njohura në botë, përfaqësojnë tradicionalisht pesë rajonet e botës që marrin pjesë në Lojërat Olimpike. Amerika Veriore dhe Jugore përfaqësohet si rajon i vetëm dhe së bashku me Afrikën, Australinë, Azinë dhe Evropën do të marrin pjesë në Olimpikun e 32-të të Tokios që do të mbahet më 23 korrik në Japoni.

Tags