Vdes ish-sekretari i mbrojtjes Donald Rumsfeld
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110640-vdes_ish_sekretari_i_mbrojtjes_donald_rumsfeld
Familja e ish-sekretarit të mbrojtjes të SHBA Donald Rumsfeld njoftoi të Mërkurën në mbrëmje, se ai kishte vdekur në moshën 88 vjeçare.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 01, 2021 08:01 Europe/Tirane
  • Vdes ish-sekretari i mbrojtjes Donald Rumsfeld

Familja e ish-sekretarit të mbrojtjes të SHBA Donald Rumsfeld njoftoi të Mërkurën në mbrëmje, se ai kishte vdekur në moshën 88 vjeçare.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Rumsfeld ishte në krye të Pentagonit në kohën e marrjes së vendimit të administratës së ish presidentit amerikan George W. Bush për të sulmuar dhe filluar luftërat agresive kundër Afganistanit dhe Irakut.  Në ditarin e tij, Rumsfeld pranoi se pretendimi i tij se Saddami kishte armë të shkatërrimit në masë rreth Bagdadit dhe Tikrit, ishte një mashtrim. Ai shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes nga viti 1975 deri në vitin 1977 nën qeverinë e Gerald Ford dhe nga viti 2001 në 2006 nën administratën e George W. Bush.