Rusia dhe NATO përshkallëzojnë tensionet ushtarake në Detin e Zi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110680-rusia_dhe_nato_përshkallëzojnë_tensionet_ushtarake_në_detin_e_zi
Ndërsa ushtrimet detare të Ukrainës dhe NATO-s vazhdojnë në Detin e Zi, marina ruse ka rritur zjarrin paralajmërues të artilerisë nga anijet e saj luftarake.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 01, 2021 15:36 Europe/Tirane
  • Rusia dhe NATO përshkallëzojnë tensionet ushtarake në Detin e Zi

Ndërsa ushtrimet detare të Ukrainës dhe NATO-s vazhdojnë në Detin e Zi, marina ruse ka rritur zjarrin paralajmërues të artilerisë nga anijet e saj luftarake.

Ndërsa stërvitjet ushtarake në Ukrainë të udhëhequra nga SH.B.A. dhe NATO hyjnë në ditën e katërt, marina ruse ka shtuar zjarrin paralajmërues të artilerisë në përgjigje të disa veprimeve provokuese nga NATO. Njëkohësisht me zjarrin e artilerisë, helikopterët detarë rusë fluturuan mbi Detin e Zi për të identifikuar objektivat armiqësore. Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi: Helikopterët e zbulimit fluturuan për të kërkuar dhe zbuluar nëndetëset e armikut. Ndërsa tensionet e fundit ushtarake midis Moskës dhe NATO- s në Detin e Zi janë përshkallëzuar, marina ruse ka filluar një tjetër stërvitje në ujërat përreth gadishullit të Krimesë pas një stërvitje detare në Mesdhe. Në kohën kur tensionet detare midis Rusisë dhe NATO-s janë rritur ndjeshëm, sot disa anije luftarake të NATO-s kanë  kërkuar të hyjnë në ujërat territoriale ruse rreth gadishullit të Krimesë, pavarësisht paralajmërimeve nga pala ruse. Flota detare e Rusisë ka bllokuar kalimin e një anije luftarake detare italiane të quajtur Virginia rreth zonës së stërvitjes Ukrainë-NATO, duke parandaluar anijen luftarake të NATO-s se po  hyn në ujërat territoriale ruse. Të Mërkurën, një anije luftarake e NATO-s që i përkiste marinës Hollandeze iu afrua Detit të Zi dhe Detit Azov pranë ngushticës Kerch në një përpjekje për të shkelur regjimin detar rus, por avionët luftarakë rusë nga një distancë shumë e afërt fluturuan me manovra paralajmëruese. Pas kësaj anija Hollandeze u detyrua të ndryshojë kurs. Stërvitja detare e udhëhequr nga SH.B.A. dhe NATO në Ukrainë filloi të hënën me pjesëmarrjen e 32 vendeve jo-anëtare të NATO-s në Detin e Zi dhe është planifikuar të vazhdojë për dy javë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka paralajmëruar vazhdimisht për veprime provokuese nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO. Moska ka kritikuar ashpër tensionet SH.B.A.-NATO në rajon, duke thënë se qëllimi kryesor i stërvitjes është krijimi i pasigurisë afatgjatë në kufijtë e Rusisë dhe transferimi i armëve të rënda ushtarake në Ukrainë nën mbulesën e stërvitjes dhe ushtrimeve ushtarake. Në përgjigje të një pyetje në lidhje me shkeljen e hapësirës detare ruse nga një anije luftarake britanike në ditët e fundit, presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën në një bisedë drejtpërdrejt me qytetarë rusë tha: Anija britanike shkelëse kishte objektiva ushtarakë. Presidenti rus fajësoi Shtetet e Bashkuara për incidentin dhe tha: Shtetet e Bashkuara ishin të përfshira në këtë provokim.