Stërvitja ajrore e Rusisë kundrejt stërvitjeve të NATO-s
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110772-stërvitja_ajrore_e_rusisë_kundrejt_stërvitjeve_të_nato_s
Ndërsa stërvitjet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të NATO-s në Detin e Zi vazhdojnë, avionët luftarakë rusë kanë fluturuar mbi det, duke kryer taktika zbulimi dhe sulmi në shënjestrat e improvizuara të armikut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 03, 2021 15:40 Europe/Tirane
  • Stërvitja ajrore e Rusisë kundrejt stërvitjeve të NATO-s

Ndërsa stërvitjet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të NATO-s në Detin e Zi vazhdojnë, avionët luftarakë rusë kanë fluturuar mbi det, duke kryer taktika zbulimi dhe sulmi në shënjestrat e improvizuara të armikut.

 Zyra për marrëdhëniet me publikun e flotës ruse në Detin e Zi njoftuan të Shtunën se në stërvitjen ajrore mbi Detin e Zi, forcat e flotës me pjesëmarrjen e avionëve të zonës ushtarake jugore kanë sulmuar dhe bombarduar objektivat e armikut të improvizuar.  Me gjithë paralajmërimet ruse, NATO të hënën e kaluar në Detin e Zi nisi një stërvitje shumëkombëshe të quajtur "Flladi i Detit 2021", i cili do të zgjasë dy javë dhe Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë në krye të kësaj stërvitjeje.  Ukraina ka deklaruar se qëllimi kryesor i stërvitjes është të fitojë përvojë në veprime të përbashkëta gjatë operacioneve shumëkombëshe të paqes dhe sigurisë.   Ministria e jashtme e Rusisë në një deklaratë tha se stërvitja kishte për qëllim destabilizimin e kufijve të vendit. Më herët, ambasada ruse në Uashington kërkoi anulimin e stërvitjes.  Ministria e Mbrojtjes e Rusisë theksoi gjithashtu se ajo do të përgjigjej nëse ishte e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare të vendit. Deti i Zi është arena kryesore e konfrontimit midis Rusisë dhe Perëndimit. Njësitë detare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut janë vazhdimisht të pranishme në Detin e Zi dhe kryejnë stërvitje vjetore në brigjet e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, në të cilat Rusia konsiderohet armiku i fundit.