Stërvitja ajrore e Rusisë kundrejt stërvitjeve të NATO-s
Ndërsa stërvitjet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të NATO-s në Detin e Zi vazhdojnë, avionët luftarakë rusë kanë fluturuar mbi det, duke kryer taktika zbulimi dhe sulmi në shënjestrat e improvizuara të armikut.
Zyra për marrëdhëniet me publikun e flotës ruse në Detin e Zi njoftuan të Shtunën se në stërvitjen ajrore mbi Detin e Zi, forcat e flotës me pjesëmarrjen e avionëve të zonës ushtarake jugore kanë sulmuar dhe bombarduar objektivat e armikut të improvizuar. Me gjithë paralajmërimet ruse, NATO të hënën e kaluar në Detin e Zi nisi një stërvitje shumëkombëshe të quajtur "Flladi i Detit 2021", i cili do të zgjasë dy javë dhe Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë në krye të kësaj stërvitjeje. Ukraina ka deklaruar se qëllimi kryesor i stërvitjes është të fitojë përvojë në veprime të përbashkëta gjatë operacioneve shumëkombëshe të paqes dhe sigurisë. Ministria e jashtme e Rusisë në një deklaratë tha se stërvitja kishte për qëllim destabilizimin e kufijve të vendit. Më herët, ambasada ruse në Uashington kërkoi anulimin e stërvitjes. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë theksoi gjithashtu se ajo do të përgjigjej nëse ishte e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare të vendit. Deti i Zi është arena kryesore e konfrontimit midis Rusisë dhe Perëndimit. Njësitë detare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut janë vazhdimisht të pranishme në Detin e Zi dhe kryejnë stërvitje vjetore në brigjet e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, në të cilat Rusia konsiderohet armiku i fundit.