Franca kryen qindra prova bërthamore në Polinezi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110888-franca_kryen_qindra_prova_bërthamore_në_polinezi
Zbulimi i një raporti mbi provën bërthamore të Francës në Polinezi ka hapur një skandal të ri të diskutueshëm të të drejtave të njeriut për qeverinë e këtij vendi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 06, 2021 08:04 Europe/Tirane
  • Franca kryen qindra prova bërthamore në Polinezi

Zbulimi i një raporti mbi provën bërthamore të Francës në Polinezi ka hapur një skandal të ri të diskutueshëm të të drejtave të njeriut për qeverinë e këtij vendi.

Franca ka kryer fshehurazi prova bërthamore për tre dekada në ishujt Polinezian të Paqësorit. Në muajt e fundit, Franca është përballur me rihapjen dhe zbulimin e çështjeve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën, duke paraqitur sfida serioze për Parisin. Franca pas rasteve të gjenocidit në Ruandë dhe krimeve kundër Algjerisë gjatë sundimit të saj kolonial tani po përballet me një çështje të re që akuzon Parisin për abuzime të të drejtave të njeriut, pasi ajo ka kryer prova bërthamore duke krijuar kushte të rrezikshme. Sipas dokumenteve dhe raporteve të disponueshme, pothuajse e gjithë popullsia e rajonit të Polinezisë u prek rëndë nga rrezatimi i përhapur nga prova e bombës atomike franceze Centaure në korrik 1974. Sipas faqes në internet Disclose, bazuar në studimet e nivelit të rrezatimit atomik në vitet 1966, 1971 dhe 1974 në rajone të ndryshme të Polinezisë, niveli i rrezatimit nga kjo provë bërthamore është 2 deri në 10 herë më i lartë se vlerësimet e Komisionit të Energjisë Atomike Franceze të shpallur në vitin 2006. Pikat kryesore të raportit përfshijnë rrezatimin atomik prej më shumë se 5 milisekonda për 11,000 banorë të ishujve Tahiti, Toria dhe Gambir, përfshirë 6,000 fëmijë nën moshën 15 vjeç. Numri i provave bërthamore franceze nga viti 1960 deri në vitin 1996 në ishujt Fangataufa dhe Mororua ishte 193. Sipas një raporti konfidencial të kryer gjatë një hetimi dy-vjeçar, ushtria franceze nuk ka kryer evakuime parandaluese gjatë kryerjes së provave. Kërkimet tregojnë se pas testeve bërthamore franceze, banorët e Ishujve Mangarua në arkipelagun Gambier kanë hasur në një numër të konsiderueshëm të kancerit të tiroides. Publikimi i raportit çoi në organizimin e një takimt të qeverisë franceze me në krye Presidentin Emmanuel Macron. Përfaqësuesi i "Polinezisë" e kushtëzoi praninë e tij takim me kërkimin e faljes nga  qeveria franceze dhe për këtë arsye mungoi në takim. Franca kreu 193 prova bërthamore në Polinezinë Franceze për tre dekada (1966 deri në 1996) derisa Presidenti i atëhershëm Zhak Shirak ndërpreu programin pas një fushate proteste ndërkombëtare.  Polinezia franceze është pjesë e vendit dhe përbëhet nga qindra ishuj. Ai kanë qenë vendi i dhjetëra provave bërthamore gjatë 30 viteve të kaluara. Në vitin 2016, ish Presidenti François Hollande pranoi gjatë një vizite në rajon se testet kishin një ndikim në shëndetin dhe mjedisin dhe premtoi të zbatojë procesin e dëmshpërblimit. Nga viti 1960 deri në 1966, Franca gjithashtu kreu 17 prova bërthamore në vendet e shkretëtirës Algjeriane dhe shumë kritikë të testit ende kërkojnë kompensim dhe pastrim e zonave në këtë vend afrikan.