Evropa dëshiron që regjimi sionist të ndalojë ndërtimin e kolonive sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110912-evropa_dëshiron_që_regjimi_sionist_të_ndalojë_ndërtimin_e_kolonive_sioniste
Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje edhe një herë regjimit sionist që të pezullojë ndërtimin e vendbanimeve(kolonive) sioniste në Bregun Perëndimor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 06, 2021 19:47 Europe/Tirane
  • Evropa dëshiron që regjimi sionist të ndalojë ndërtimin e kolonive sioniste

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje edhe një herë regjimit sionist që të pezullojë ndërtimin e vendbanimeve(kolonive) sioniste në Bregun Perëndimor.

Përfaqësuesi i BE-së në Palestinë tha: Politika e Izraelit për kolonitë, si dhe zhvendosja e detyruar, prishja dhe konfiskimi i shtëpive të palestinezëve, sipas ligjit ndërkombëtar është një veprim i paligjshëm. Ai shtoi: Izraeli duhet ta ndalojë menjëherë këtë politikë. Zyrtari i BE theksoi gjithashtu rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për çështjen palestineze që do të çonte në një fund të pushtimit dhe që do t'i përgjigjej pritjes së palestinezëve për një shtet të pavarur.