Bashkimi Evropian: Vendbanimet izraelite janë të paligjshme
Bashkimi Evropian (BE) ka përsëritur kundërshtimin e tij ndaj vendbanimeve izraelite në territoret palestineze.
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) në Palestinë tha të Martën se politika e regjimit sionist për zhvendosjen dhe shpërnguljen me forcë, shkatërrimin dhe pushtimin e shtëpive palestineze është kundër ligjit ndërkombëtar, sipas agjencisë IRIB të lajmeve. Duke kritikuar vendbanimet e paligjshme të regjimit sionist, Swin van Borgsdorf i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë ndërtimin e kolonive në territoret Palestineze. Regjimi sionist gjithmonë ka vazhduar të ndërtojë koloni sioniste në territoret palestineze, pavarësisht nga vullneti i bashkësisë ndërkombëtare dhe për këtë ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Të gjitha këto vendbanime janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Në një rezolutë (Rezoluta 2334) e Këshillit të Sigurimit të KB më 23 dhjetor 2016, i bëri thirrje regjimit sionist që të pezullojë menjëherë dhe plotësisht të gjitha aktivitetet e tij të ndërtimit të kolonive në territoret e okupuara Palestineze. Duke krijuar koloni sioniste, regjimi izraelit kërkon të ndryshojë strukturën gjeografike të territoreve palestineze dhe t'u japë atyre nuanca sioniste në mënyrë që të konsolidojë hegjemoninë e tij në territoret palestineze.