Rudy Giulianit i pezullohet licenca e avokatisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111004-rudy_giulianit_i_pezullohet_licenca_e_avokatisë
Një gjykatë e apelit në Uashington të SHBA ka pezulluar licencën e avokatit të ish presidentit amerikan Rudy Giuliani.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 08, 2021 19:28 Europe/Tirane
  • Rudy Giulianit i pezullohet licenca e avokatisë

Një gjykatë e apelit në Uashington të SHBA ka pezulluar licencën e avokatit të ish presidentit amerikan Rudy Giuliani.

Sipas gazetës The Guardian, Gjykata e Apelit e SH.B.A.-së ka pezulluar licencën e  avokatit Rudy Giuliani pas akuzave të avokatit të ish-Presidentit Donald Trump për mashtrim të gjerë në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme për Trump. Muajin e kaluar, një gjykatë e Nju Jorkut, pasi shqyrtoi pretendimet e Giulianit për mashtrim në zgjedhjet e fundit presidenciale, hodhi poshtë akuzat e tij si një gënjeshtër dhe përpjekje për shpërqendrimin e publikut dhe për pasojë atij i hoqi licenën si avokat në New York. Gjykata e New York-ut tha në një deklaratë se pretendimet e rreme të ish-avokatit të Trump kërcënuan interesat e popullit amerikan dhe minuan besimin e publikut në procesin e zgjedhjeve. Gjatë zgjedhjeve, Giuliani ka luajtur rol në përpjekjen për të ushtruar presion ndaj Presidentit Joe Biden dhe për të bërë presion mbi Ukrainën për marrëveshjet e Ukrainës dhe Hunter Biden djalit të presidentit amerikan. Ish-avokati i Trump gjithashtu ka kërkuar të dobësojë ish-ambasadorin ukrainas në Shtetet e Bashkuara. Polemikat zgjedhore të Trump, të cilat filluan disa orë pasi u njoftuan rezultatet e zgjedhjeve, përfundimisht çoi në mësymjen e  mijëra mbështetësve të tij kundër Kapitolit të SHBA më datë 6 Janar 2021, ngjarje që përfundoi me vdekjen e të paktën pesë personave.