Stërvitja e bombarduesit strategjik rus në Arktik
Bombarduesi strategjik i Rusisë me rreze të gjatë veprimi i aftë për të mbajtur bomba bërthamore nisi një stërvitje në Polin e Veriut.
Sipas IRNA, disa bombardues ajrorë Tupolev-160, Tupolev-95MS dhe Ilyushin-78 fluturuan drejt Polit të Veriut si pjesë e një stërvitjeje në ajër. Avionët fluturuan nga një bazë ajrore në Saratov Oblast (në rajonin e Vollgës ose Rusinë qendrore) dhe fluturuan më shumë se 4,000 kilometra në Polin e Veriut, duke lëshuar raketa me krahë në një zonë ushtarake. Bombarduesit Tupolev-95MS qëlluan me predha speciale në shënjestrat e improvizuara të armikut. Stërvitja e bombarduesve me rreze të gjatë të Rusisë në Arktik do të vazhdojë deri nesër më 9 korrik. Nëndetëset ruse gjithashtu që nga e Premtja e kaluar kanë kryer ushtrime në ujërat përreth Polit të Veriut dhe në ujërat nën kontrollin rus. Stërvitja përfshin nëndetëset e përparuara ruse, si nëndetëset e gjeneratës së katërt, të cilat konsiderohen nëndetëset më moderne në botë. Sipas planit të stërvitjes, nëndetëset ruse do të kërkojnë për një armik të improvizuar dhe ndaj tij do të qëllojnë me raketa dhe për do ta shkatërruar atë. Nëndetëset pjesëmarrëse në stërvitje u zhytën në një thellësi prej 500 metrash ose më shumë dhe do të vazhdojnë stërvitjen e tyre deri në fund të kësaj jave. Deti Barents dhe Deti Norvegjez janë dy zona ujore në të cilat njësitë e NATO-s kanë një prani të madhe. Marrëdhëniet Rusi-NATO janë tensionuar gjatë shtatë viteve të fundit dhe çdo vit të dy palët kanë zhvilluar disa stërvitje ushtarake për të treguar forcën e tyre. Ndërsa ngrohja globale po rritet, pritet të intensifikohet konkurrenca midis Rusisë dhe kombeve fqinje të Arktikut për prani edhe më të madhe në këtë rajon dhe në ujërat e Oqeanit Arktik.