Adam Schiff pranon se situata aktuale SHBA është emergjente
Kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së përfaqësuesve në SHBA ka deklaruar se situata në vend për shkak të dhunës së armatosur më 4 korrik është emergjente.
Sipas IRNA, Adam Schiff, kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, në një raport tha se më 4 korrik, më shumë se 500 të shtëna me armë dhe dhunë të armatosur janë regjistruar në të gjithë vendin, për shkak të të cilave janë vrarë të paktën 233 njerëz dhe plagosur 618 të tjerë. Shtetet e Bashkuara po përballen me një valë të gjerë dhune, peng-marrje dhe sulmesh të armatosura. Mijëra njerëz vriten ose plagosen çdo vit në të shtënat me armë në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Sipas një studimi të vitit 2017 nga Instituti i Kërkimit “Small Arms” (Armët e Vogla) në Gjenevë të Zvicrës, për çdo 100 amerikanë ekzistojnë rreth 120 armë zjarri. Liria e mbajtjes së armëve në Shtetet e Bashkuara është bërë shkak që për çdo ditë të regjistrohet dhunë që lidhet me të shtënat dhe përdorimin e armëve të zjarrit në të gjithë vendin, shumë prej të cilave janë vdekjeprurëse. Mirëpo lobi i armëve në Shtetet e Bashkuara është aq i fuqishëm saqë Kongresi deri më tani ka refuzuar të marrë masa për të kufizuar lirinë e armëmbajtjes. Megjithëse Shtetet e Bashkuara zënë rreth pesë përqind të popullsisë së botës, ato përshijnë gati 31 përqind të rasteve të vrasjeve masive me armë.