Korona godet anijen më të madhe detare luftarake të Britanisë
Ministria Britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se më shumë se 100 anëtarë të ekuipazhit të aeroplanmbajtësit të ri Mbretëresha Elizabeth, në misionin e parë të huaj u infektuan me virusin Korona.
Sipas IRNA, Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Wallace njoftoi se kjo ngjarjeje nuk do të bëjë ndryshim në udhëtimin e anijes që është planifikuar për të kaluar ujërat e 40 vendeve, duke përfshirë Detin e Kinës Jugore (me gjithë mundësinë e tensioneve me Pekinin). Ai gjithashtu deklaroi se përparësia është të shpëtojë jetën e ekuipazhit dhe mbështet vendimin e kapitenit të anijes në këtë drejtim. Sipas raportit, përveç 100 anëtarëve të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses Mbretëresha Elizabeth, disa anëtarë të ekuipazhit të katër anijeve shoqëruese gjithashtu ishin të infektuar me Korona. Gjithsej 3,700 personel janë të pranishëm në këtë mision. Rasti i parë u raportua më 4 korrik. Nga ana tjetër, një zëdhënës i Marinës Britanike pretendoi se numri i njerëzve që vuanin nga korona ishte i vogël dhe kjo nuk do të ndikonte në misionin e tyre. Sipas raporteve zyrtare, deri më tani 5,191,459 njerëz janë infektuar me virusin në MB dhe 128,481 njerëz kanë vdekur.