Përfaqësuesja zezake e Kongresit të Amerikës arrestohet gjatë pjesëmarrjes në protesta
(last modified Fri, 16 Jul 2021 11:50:54 GMT )
Korrik 16, 2021 13:50 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesja zezake e Kongresit të Amerikës arrestohet gjatë pjesëmarrjes në protesta

Mediat informative kanë njoftuar për arrestimin e një ligjvënëse të lartë të Amerikës gjatë pjesëmarrjes në një tubim protestues në lidhje me të drejtën votimit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Joyce Beatty, përfaqësuese demokrate e shtetit Ohaio në Dhomën e Përfaqësuesve, të enjten pasdite është arrestuar nga policia e Kongresit gjatë pjesëmarrjes në një tubim protestues që ishte organizuar kundër kufizimeve të vendosura për votuesit në shtetet republikane.

Joyce Beatty, 71 vjeçare, aktualisht është kryetare e fraksionit të zezakëve në Kongresin e Amerikës. Policia e Kongresit të Amerikës disa orë pas kësaj ngjarje ka deklaruar se janë arrestuar 9 persona për shkak të pjesëmarrjes në një tubim protestues në zonën e ndaluar në ambientet e ndërtesës së Kongresit. Sipas gazetës “Daily Mail”, protestuesit në këtë tubim kanë protestuar kundër përpjekjeve të disa ligjvënësve republikanë në Kongresin e Amerikës për të vështirësuar pjesëmarrjen në procesin e votimit në zgjedhjet. Polemikat mes partisë republikane dhe demokrate në lidhje me ligjet përkatëse për të drejtën e votimit në zgjedhjet janë intensifikuar që nga koha e mandatit presidencial të Donald Trump në Amerikë.

Trump ka kritikuar përpjekjet e ligjvënësve demokratë nëpërmjet veprimeve të tilla si votimi i ulët ose lehtësimi i ligjeve për të drejtën e votës për grupet e minoriteteve dhe i ka quajtur këto veprime një lloj përpjekje për grusht shtet kundër tij dhe përpjekjet të tilla i ka vlerësuar një lloj përpjekje për falsifikimin e zgjedhjeve.

Edhe presidenti amerikane javën e kaluar ka kritikuar përpjekjet në kuvendin federal të Amerikës për ndryshimin e ligjeve të votimit dhe i ka i quajtur ato kërcënim kundër demokracisë.

Tags