Lija e Majmunit arrin në Shtetet e Bashkuara
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111508-lija_e_majmunit_arrin_në_shtetet_e_bashkuara
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Shtunën në mbrëmje konfirmoi mbërritjen e lijas të majmunëve në vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 18, 2021 07:57 Europe/Tirane
  • Lija e Majmunit arrin në Shtetet e Bashkuara

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Shtunën në mbrëmje konfirmoi mbërritjen e lijas të majmunëve në vend.

Një banor i Nigerisë që udhëtoi në Teksas nga Nigeria ishte sëmurë me lijan e  majmunëve, citon agjencia Hill, Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Shërbimin Shëndetësor. Lija e majmunit është një sëmundje e rrallë infektive e shkaktuar nga një virus që hyn në trup. Ajo është shumë ngjitës dhe përhapet nga personi në person përmes frymëmarrjes. Lija e majmunëve është nga e njëjta familje e viruseve të lisë. Ajo është një sëmundje e rrallë virale që karakterizohet nga simptoma të ngjashme me gripin dhe fryrjen limfatike, e cila gradualisht përparon me simptoma të tjera në të gjithë fytyrën dhe trupin. Simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje janë plagët dhe mavijosjet, ethet, dhimbja e kokës, dhimbja e fortë e muskujve, dhimbja e shpinës, lodhja ekstreme dhe dridhjet dhe me kalimin e kohës mund të përhapet në trup dhe nëse sëmundja përhapet në sy, ajo mund të shkaktojnë verbëri. Lija e majmunëve shkakton flluska dhe puçrra të mbushura me qelb në trup. Ndërsa prekja nga kjo sëmundje zakonisht është shqetësuese dhe e pakëndshme, por në përgjithësi ajo nuk është me pasoja fatale.