Snowden akuzon një kompani izraelite në çështjen e Khashoggi
(last modified Mon, 19 Jul 2021 12:16:51 GMT )
Korrik 19, 2021 14:16 Europe/Tirane
  • Snowden akuzon një kompani izraelite në çështjen e Khashoggi

Ish-kontraktori i Agjencisë për Siguri Kombëtare të Amerikës ka shkruar se dokumentet dhe dëshmitë e reja vërtetojnë se grupi NSO i regjimit sionist ka hakuar telefonat e bashkëshortes së tij në kohën e vrasjes së tij.

Eduard Snowden, ish-kontraktori dhe zbuluesi i dokumenteve sekrete të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Amerikës, në llogarinë e tij në Twitter, në reagim ndaj raporteve në lidhje me hakimin e celularit të bashkëshortes dhe të fejuarës së Jamal Khashoggi, publicistit dhe gazetarit të Arabisë Saudite, para vrasjes së tij nga agjentët e Arabisë Saudite në konsullatën e saudite në Turqi, me anë të programit spiunazh “Pegasus” të prodhimit izraelit, ka shkruar: “Grupi NSO i regjimit sionist (prodhues i programit Pegasus) vazhdimisht ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Jamal Khashoggi, mirëpo dëshmitë mahnitëse të reja sot konfirmojnë se telefonat e kësaj gruaje (të afërt me Jamal Khashoggi) janë hakuar në kohën e vrasjes së tij”.

Snowden këtë mesazh të tij në Twiter e ka publikuar në reagim të mesazhit të John Scot Rilton, ekspertit të institutit Citisen Lob i cili më parë në llogarinë e tij në Twitter kishte shkruar: “Arabia Saudite e ka vrarë Jamal Khashoggi dhe e ka bërë copa-copa. Gruaja e Jamal Khashoggi më parë ishte sulmuar me anë të programit spiunazh Pegasus. Disa ditë më pas gjithashtu celulari i të fejuarës së Khashoggi disa herë është hakuar. Citizen Lob në mënyrë të pavarur ka konfirmuar këto gjetje”.

Mediat ditën e diele kanë raportuar se duke përdorur një program spiunazh të celularëve që është prodhuar nga një kompani private izraelite, po spiunohen dhe përgjohen aktivistët, gazetarët dhe politikanët e ndryshëm anë e mbanë botës.

Agjencia e lajmeve AFP duke raportuar nga Uashingtoni ka thënë se ky raport shton shqetësimet në lidhje me shkeljen e gjerë e të drejtave dhe privatësisë së njerëzve. “Washington Post”, “The Guardian”, “Le Mound” dhe mediat e tjera që kanë bashkëpunuar në lidhje me hulumtimet rreth rrjedhjes së informacioneve, kanë njoftuar për përdorimin e këtij programi me emrin Pegasus të prodhuar nga grupi NSO i regjimit sionist.

Sipas këtij burimi, rrjedhja e informacioneve i përket zbulimit të një liste që përfshinë rreth 50 mijë numra të telefonit nga viti 2016. Të gjitha këta numra të telefonit janë hakuar dhe këto media që kanë qasje në informacionet e rrjedhura, kanë deklaruar se në ditët e ardhshme do të publikojnë më shumë detaje.

Gazeta angleze “The Guardian” ka deklaruar se gazetarët e mediave anë e mbanë botës si Agjencia France Press, Wall Street Journal, CNN, New York Times, Al Jazira, France 24, Mediapart, El Pais”, Associated Press, Le Mound, Bloomberg, Economist, Reuters dhe WOA janë në mesin e numrave të kësaj liste.

Përdorimi i programit Pegasus për hakimin e celularëve të rerporterëve të Al Jazira ishte raportuar edhe më parë nga Citizen Lab që është një qendër hulumtuese në Universitetin Toronto.

Në mesin e numrave të telefonave që janë zbuluar në këtë listë janë edhe numrat e celularëve të dy femrave të afërta me gazetarin saudit Jamal Khashoggi i cili u vra nga agjentët e regjimit Al Saud në konsullatën e Arabisë Saudite në vitin 2018.

Gazeta amerikane “Washington Post” ka raportuar se numrat e kësaj liste i përkasin edhe presidentëve, kryeministrave dhe anëtarëve të familjeve mbretërore arabe, diplomatëve dhe politikanëve si dhe të aktivistëve dhe kapitalistëve të njohur.

The Guardian ka shkruar se hulumtimet tregojnë keqpërdorimin e vazhdueshëm dhe të gjerë të programit Pegasus për të cilin kompania izraelite NSO thotë se është një program që është prodhuar për t’u përdorur kundër terroristëve dhe kriminelëve.

Sipas gazetës amerikane “New York Times”, Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, disa herë në mënyrë sekrete është takuar me Beniamin Netanjahun, ish-kryeministrin e regjimit sionist, dhe autoritetet e inteligjencës së të dy palëve kanë zhvilluar kontakte të rregullta.

Tags