Merkel bën thirrje për kufizimin e programit spiunues Pegasus
Pas polemikave mbi çështjen e spiunit izraelit të quajtur "Pegasus", Kancelarja gjermane kërkoi që përdorimi i këtij programi spiunimi të kufizohej.
Sipas AFP, Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për kufizime më të ashpra dhe për të rritur kontrollin ndërkombëtar mbi tregtinë e programeve të spiunazhit, duke përmendur një skandal që përfshinte spiunin Pegasus në pronësi të Izraelit. Merkel tha se një program i tillë nuk duhet të shitet në vendet ku mund të mos ketë mbikëqyrje gjyqësore rreth një programi të tillë spiunazhi kibernetik. Shtatëmbëdhjetë media publikuan të Dielën rezultatet e një hetimi në lidhje me pretendimet se programi Pegasus i prodhuar nga kompania izraelite NSO, u përdor për të përgjuar me sukses telefonat inteligjentë të gazetarëve, zyrtarëve qeveritarë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën. Dje (e mërkurë), disa media perëndimore gjithashtu raportuan se Presidenti francez Emmanuel Macron ishte gjithashtu një nga viktimat e këtij spiuni sionist. Sipas raporteve të medias, disa figura të larta fetare, politike dhe ushtarake të Irakut janë vënë në shënjestër të spiunit sionist. Ditët e fundit, çështja e programit Pegasus është bërë një nga çështjet më të rëndësishme të sigurisë në botë, kështu që Macron planifikoi sot një takim me Këshillin Francez të Mbrojtjes për të disktuaur mbi këtë program dhe çështjen e sigurisë kibernetike.