Me mijëra qytetarë australianë protestojnë kundër kufizimeve të pandemisë Korona
Rikthimi i masave të ashpra kufizuese ka sjellë një sërë protestash në Australi.
Mediat e huaja kanë njoftuar se me mijëra persona janë mbledhur në Sidnei, Melburn dhe në disa qytete të tjera të Australisë dhe kanë protestuar kundër masave kufizuese për shkak të përhapjes së pandemisë së virusit Korona.
Protestues të maskuar marshuan në Parku “Victoria” të Sidneit duke mbajtur pankarta mbi të cilat shkruhej “Liri” dhe “Të Vërtetën” dhe gjithashtu slogani “Kjo nuk ka të bëjë me virus, por ka të bëjë me kontrollin total të qeverisë ndaj njerëzve”.
Autoritetet zyrtare të policisë kanë njoftuar se gjatë këtyre protestave ishin arrestuar 57 persona pasi turmat e protestuesve kanë filluar të hedhin objekte të ndryshme në drejtim të policisë.
Ndërkohë në Australi vijon që të jetë e ulët dhe shkalla e vaksinimit, pasi më pak se 14 për qind e popullsisë është imunizuar. Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopikins, Australia ka regjistruar 32,594 raste dhe 916 viktima, prej shpërthimit të pandemisë.