Miratimi i ligjit islamofobist në Asamblenë Kombëtare të Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111844-miratimi_i_ligjit_islamofobist_në_asamblenë_kombëtare_të_francës
Asambleja Kombëtare Franceze të premten në mbrëmje miratoi një projektligj të diskutueshëm anti-islamik të quajtur "Luftimi i Separatizmit". Ky ligj u miratua pavarësisht kundërshtimit nga një disa parti të krahut të majtë dhe të djathtë. Qeveria franceze ka thënë më parë se miratimi i projekt-ligjit është i nevojshëm për të ruajtur bazat laike të vendit, por kundërshtarët e projekt-ligjit e shohin atë në kundërshtim me lirinë fetare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 24, 2021 18:04 Europe/Tirane
  • Miratimi i ligjit islamofobist në Asamblenë Kombëtare të Francës

Asambleja Kombëtare Franceze të premten në mbrëmje miratoi një projektligj të diskutueshëm anti-islamik të quajtur "Luftimi i Separatizmit". Ky ligj u miratua pavarësisht kundërshtimit nga një disa parti të krahut të majtë dhe të djathtë. Qeveria franceze ka thënë më parë se miratimi i projekt-ligjit është i nevojshëm për të ruajtur bazat laike të vendit, por kundërshtarët e projekt-ligjit e shohin atë në kundërshtim me lirinë fetare.

Projektligji u miratua pas 7 muajsh diskutimi dhe shkëmbimi të tekstit midis Asamblesë Kombëtare dhe Senatit të Francës, me 49 vota pro, 19 kundër dhe 5 abstenime. Në bazë të neneve të këtij projektligji, në radhë të parë do të shtohet kontrolli i qeveris franceze mbi xhamitë dhe shkollat ​​fetare dhe do të luftohet poligamia dhe martesa e detyruar. Projekt-ligji gjithashtu do të kufizojë arsimin privat në lidhje me fenë Islame duke i futur në fuqi kompetencat e caktuara për të pezulluar ose mbyllur aktivitetet e qendrat e arsimit privat Islam. Gjithashtu në bazë të këtij projektligji, janë shtuar më shumë kompetencat e qeverisë për të mbyllur ose shuar organizatat, institucionet e ndryshme dhe shoqatat kulturore ose ato do të vendosen nën kontrollin e rreptë të qeverisë franceze. Laicizmi francez, i cili tashmë kërkon më shumë paanshmëri politike, filozofike dhe fetare për punonjësit e qeverisë, aktualisht do të zbatohet në mënyrë më të rreptë dhe më të ashpër. Ndërkohë, besimtarët myslimanët francezë besojnë se ky projektligj kufizon lirinë fetare dhe në mënyrë të padrejtë i vendos ata në shënjestër të sulmeve të ndryshme. Kritikët e shohin këtë projektligj si një manovër politike nga ana Emmanuel Macron për të fituar mbështetjen e votuesve konservatorë dhe të ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve presidenciale të këtij viti. Trendi i islamofobisë dhe presionit të përshkallëzuar mbi besimtarët myslimanë në Francë është intensifikuar në masë të madhe gjatë viteve të fundit. Tani legjislatura franceze ka ndërmarrë një hap të ri në këtë drejtim duke mbështetur qasjen islamofobiste të presidentit Emmanuel Macron. Esencialisht, Macron nuk ka pikëpamje pozitive ndaj fesë Islamit dhe në këtë drejtim, ai praktikisht ka mbështetur çdo veprim në fushën e islamofobisë dhe dobësimit të Islamit dhe Profetit të nderuar, Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Këto veprime përfshijnë mbrojtjen e ofezave ndaj personalitetit të shenjtë të Profetit të Islamit s.a.v.s. nëpërmjet publikimit të karikaturave fyese, dëbimin e besimtarëve myslimanë nga Franca, mbylljen e xhamive dhe qendrave islame, si dhe paraqitjen e një projektligji për forcimin e sekularizmit që natyrisht se qëllimi kryesor i tij është dobësimi i fesë Islame në shoqërinë franceze. Qytetarët francezë, veçanërisht myslimanët, kanë paralajmëruar vazhdimisht me anë të protestave të ndryshme se miratimi i projekt-ligjit për luftë kundër separatizmit, do të kufizonte disa liri fetare në vend dhe do t'i bënte të gjithë myslimanët të dyshuar të mundshëm. Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron me kokëfortësi po ndjek një qasje irracionale për të mbështetur plotësisht aktet islamofobike dhe për të luftuar Islamin dhe për të ofenduar simbolet e shenjta islame dhe kërkon vetëm të intensifikojë presionin ndaj myslimanëve që jetojnë në Francë dhe vazhdimin e aktet islamofobike.