Përmbytje nëpër rrugët e Londrës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i111934-përmbytje_nëpër_rrugët_e_londrës
Reshjet e mëdha të shiut pas disa ditë të temperaturave të larta në kryeqytetin e Anglisë, kanë shkaktuar vërshime të mëdha të ujit nëpër rrugët e Londrës dhe hyrja e ujit është bërë shkak për mbylljen e stacioneve të metrove në këtë qytet.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 26, 2021 17:39 Europe/Tirane
  • Përmbytje nëpër rrugët e Londrës

Reshjet e mëdha të shiut pas disa ditë të temperaturave të larta në kryeqytetin e Anglisë, kanë shkaktuar vërshime të mëdha të ujit nëpër rrugët e Londrës dhe hyrja e ujit është bërë shkak për mbylljen e stacioneve të metrove në këtë qytet.

Në fund të javës së kaluar Lodra është përballur me ditët më të nxehta të vitit dhe temperatura ka arritur në mbi 30 C, ndërsa tani pas reshjeve të mëdha të shiut, një pjesë e qytetit të Londrës është zhytur në ujë dhe vërshimi i ujit ka shkaktuar dëme të mëdha.

Mediat kanë njoftuar se sasia e vërshimeve dhe përmbytjeve në Londër është aq e madhe sa që shumë makina janë duke lundruar mbi ujë nëpër rrugët e Londrës dhe uji është futur nëpër stacione të metrosë së këtij qyteti. Njerëzit janë detyruar të dalin nga makinat e tyre të cilat janë zhytur tërësisht në ujë dhe të kërkojnë strehim. Shërbimet e emergjencës po përdorin varka për të shpëtuar njerëzit nëpër rrugët e qytetit.

Ndërkohë në Gjermani, kompania e transportit hekurudhor ka njoftuar për dëme të papara që janë shkaktuar për hekurudhat nga vërshimet e fundit në perëndim të këtij vendi. Vërshimet dhe përmbytjet e fundit në perëndim të Gjermanisë kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe disa burime kanë thënë se rindërtimi i zonave të përfshira nga vërshimet do të zgjasë disa vite. Nga përmbytjet e fundit në Gjermani kanë humbur jetën të paktën 180 persona dhe me qindra të tjerë janë zhdukur.