Kryeministri i shkarkuar i Tunizisë: E dorëzoj pushtetin
(last modified Tue, 27 Jul 2021 06:16:41 GMT )
Korrik 27, 2021 08:16 Europe/Tirane
  • Kryeministri i shkarkuar i Tunizisë: E dorëzoj pushtetin

Kryeministri i Tunizisë ka deklaruar se do t’ia dorëzojë pushtetin atij personi të cilin e emëron presidenti për formimin e kabinetit qeveritar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hesham Al-Mashishi i cili ditën e diele u shkarkuar nga posti i kryeministrit nga Ghajs Sa’id, presidenti i këtij vendi me ndihmën e ushtrisë, në fjalimin e parë të tij ka thënë se ai do ta dorëzojë pushtetin në favor të atij personi të cilin e emëron presidenti për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Al-Mashishi shtoi: “Nuk dua të krijohen probleme në punën e qeverisjes së vendit dhe nuk dëshiroj të jem pjesë e atyre problemeve të cilat do ta ndërlikojnë edhe më shumë situatën në Tunizi”.

Ghajs Sa’id, presidenti i Tunizisë, ditën e diele gjatë një mbledhje urgjente me komandantët e ushtrisë dhe të forcave të sigurisë së këtij vendi, ka vendosur të shkarkojë Hesham Al-Mashishi, kryeministrin e Tunizisë dhe të shpërndajë e kabinetin qeveritar si dhe deklaroi pezullimin e punës së Parlamentit të këtij vendi për një muaj. Ai gjithashtu ua ka hequr imunitetin politik deputetëve të Parlamentit. Ghajs Sa’id gjithashtu ka paralajmëruar: “Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur përball atyre të cilët sulmojnë institucionet shtetërore të vendit”.