Amerika vendos sanksione ndaj 8 personave dhe 10 institucioneve siriane
Departamenti Amerikan i Thesarit të mërkurën në vazhdim të veprimeve armiqësore të Uashingtonit kundër Sirisë, ka vendosur në listën e sanksioneve edhe 8 persona dhe 10 institucione të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Departamenti Amerikan i Thesarit në një pretendim qesharak, ka akuzuar këta persona dhe këto institucione për mbështetje ndaj terrorizmit. Në mesin e kompanive dhe institucioneve siriane të cilat Departamenti Amerikan i Thesarit i ka futur në listën e sanksioneve, vërehet emri i 8 burgjeve në Siri dhe gjithashtu i disa funksionarëve të sigurisë së Sirisë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë së fundi duke dënuar sanksionet e Uashingtonit kundër Sirisë, ka deklaruar: “Terrorizmi ekonomik është një anë tjetër e terrorizmit që ka derdhur gjakun e qytetarëve sirianë dhe mundohet të zhduk sukseset e arritura me gjakun dhe sakrificën e popullit sirian”.
Amerika që nga viti 2011 në kuadër të mbështetjes ndaj grupeve terroriste, ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Sirisë. Kriza e Sirisë ka filluar që nga viti 2011 me sulmet e gjera të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatet e tyre për të ndryshuar ekuacionet e rajonit në favor të regjimit sionist. Siria si një prej anëtarëve kryesor të Boshtit të Rezistencës, luan një rol themelor në përballjen me komplotet dhe veprimet e boshtit amerikano-sionist-saudit në rajonin e Lindjes së Mesme.