Kryeministri i Tunizisë rrahet fizikisht para se të japë dorëheqje
(last modified Fri, 30 Jul 2021 04:43:15 GMT )
Korrik 30, 2021 06:43 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Tunizisë rrahet fizikisht para se të japë dorëheqje

Faqja angleze “Middle East Eye” ka zbuluara se kryeministri i Tunizisë të cilin e ka shkarkuar nga detyra presidenti i këtij vendi, ka deklaruar se të dielën në mbrëmje para se të pranojë të japë dorëheqje, në pallatin presidencial është sulmuar fizikisht dhe është rrahur. Kjo është në kohën kur vetë kryeministri i Tunizisë e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

Faqja informative “Middle East Eye” ka shkruar se Hesham Al-Mashishi para se të pranojë të japë dorëheqje nga posti i tij, është sulmuar dhe rrahur fizikisht dhe grushtshteti në Tunizi është organizuar me pjesëmarrjen e egjiptianëve dhe me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, mirëpo tani për tani nuk mund të konfirmohet se Hesham Al-Mashishi para se të japë dorëheqje, është sulmuar dhe rrahur fizikisht. Kjo është për arsye se që nga koha kur ai është shkarkuar nga posti i tij e deri më tani, ai nuk është paraqitur në publik. Megjithatë sipas burimeve të informuar, dëmtimet e shkaktuar në trupin e kryeministrit 47 vjeçar janë të konsiderueshme. Dëmet e shkaktuar nga rrahja fizike më shumë janë të dukshme në fytyrën e tij dhe pikërisht për këtë arsye, ai nuk po paraqitet në publik. Al-Mashishi një ditë pasi ishte sulmuar dhe rrahur fizikisht, ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar: “Në asnjë mënyrë nuk dëshiroj të jem pjesë e një problemi i cili e ndërlikon më tepër situatën në Tunizi dhe detyrën e kryeministrit do t’ia dorëzoj atij personi të cilin e zgjedh presidenti i Tunizisë pas konsultimeve përkatëse”. Faqja “Middle East Eye” në raportin e saj ka shkruar: “Abdul-Fatah Al-Sisi, presidenti i Egjiptit, e ka siguruar Ghajs Sa’id, presidentin e Tunizisë, për t’i ofruar atij çfarëdo lloj ndihme dhe mbështetje të nevojshme për grushtshtet dhe Ghajs Sa’id e ka pranuar këtë ofertë të Al-Sisi. Grushtshteti i Ghajs Sa’id në Tunizi është vazhdim i një plani të cilin ai e ka publikuar në muajin. Atë plan e kishin shkruar këshilltarët e afërt të Ghajs Sa’id dhe në atë plan ishte përcaktuar qartë se pas shpalljes së “grushtshtetit kundër Kushtetutës”, të bëhet një spastrim i gjerë ose të zhvillohet një operacion për arrestime masive”. Ghajs Sa’id i kishte urdhëruar funksionarët e tij që të përgatisin një listë të personave të cilat duhen të arrestohen për të krijuar rrethanat e duhura për të marrë nën kontroll institucionet e gjykatës civile dhe ushtarake. Në atë dokument thuhet se Ghajs Sa’id do të shpallë një diktaturë kushtetuese dhe ajo do të jetë një mekanizëm për të mbledhur të gjitha kompetencat shtetërore në dorë të presidentit të vendit. Gjithashtu me një urdhër tjetër të cilin e ka lëshuar Ghajs Sa’id të martën në mbrëmje, është shkarkuar gjykatësi Teofik Al-Ojuni i cili mbante kryesinë e gjykatave ushtarake të Tunizisë si dhe disa funksionarë të lartë shtetëror si sekretarin e përgjithshëm të kabinetit qeveritar, drejtorin e zyrës së kryeministrit dhe disa këshilltarë të tjerë.