Nëndetësja bërthamore raketahedhëse “Krasnojaresk” i bashkohet flotës detare të Rusisë
(last modified Fri, 30 Jul 2021 13:19:35 GMT )
Korrik 30, 2021 15:19 Europe/Tirane
  • Nëndetësja bërthamore raketahedhëse “Krasnojaresk” i bashkohet flotës detare të Rusisë

Nëndetësja bërthamore “Krasnojaresk” e pajisur me lloje të reja të raketave Cuise dhe me sisteme për përdorimin e raketave supersonike, i është bashkuar flotës ushtarake-detare të Rusisë.

Kanali i dytë i televizionit shtetëror të Rusisë ka deklaruar se nëndetësja bërthamore “Krasnojaresk” është hedhur në ujë ditën e premte gjatë një ceremonie zyrtare në portin Sorodojensk në veriperëndim të Rusisë.

Nëndetësja bërthamore “Krasnojaresk” është ndërtuar me planin “Jasin-M” që është plani më i sofistikuar i prodhimit të nëndetëseve të Rusisë. Kjo nëndetëse është projektuar nga qendra e prodhimit të makinerisë detare “Malakhit” në San Petezburg të Rusisë.

Nëndetësja bërthamore “Krasnojaresk” ka kapacitet për hedhjen e 20 raketave me krah. Kjo nëndetëse gjithashtu mund të zhytet deri në 200 metra në thellësinë e Oqeanit për t’u fshehur nga sistemet e radarëve. Nëndetësja bërthamore “Krasnojaresk” do të pajiset me raketa me krah të kalibrit P.L dhe Oniks. Prej kapaciteteve të tjera të kësaj nëndetëse bërthamore mund të veçohet fuqia e lartë e manovrimit dhe zhurma në nivelin më të vogël të mundshëm. Njësia e nëndetëseve të Rusisë është trashëgimi i periudhës së ish-Bashkimit Sovjetik dhe qeveria e Rusisë po planifikon ndërrimin dhe zëvendësimin e nëndetëseve të vjetra me nëndetëset e reja dhe të sofistikuara.

Tags