OKB: Kolonitë sioniste në territoret e pushtuara janë të paligjshme
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka theksuar se kolonitë sioniste të regjimit sionist në territoret e pushtuara janë të paligjshme.
Stephane Dujarric ka deklaruar: “OKB po ndjek nga afër zhvillimet përkatëse me banorët palestinezë në lagjen Shejkh Xharah në gjykatat izraelite. Këtë javë pritet të lëshohet vendimi përfundimtar në lidhje me këtë çështje. Qëndrimi i përhershëm i OKB është ky që të gjitha operacionet për ndërtimin e kolonive sioniste duke përfshirë edhe operacionet dëbimit të banorëve palestinezë dhe shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve, janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare”.
Zyra e OKB për çështje humanitare gjithashtu në një raport të saj, ka shprehur shqetësim për shkatërrimin e 60 shtëpive të palestinezëve brenda dy jave. Autoritetet e regjimit sionist në dy javët e fundit kanë shkatërruar 50 objekte të palestinezëve dhe nga ana tjetër gjatë këtyre trazirave janë plagosur mbi 600 palestinezë në mesin e tyre edhe një foshnje disa muajsh.