75 anëtarë të Kongresit kërkojnë mbylljen e burgut të Guantanamos
75 anëtarë demokratë të Kongresit të Amerikës kanë kërkuar nga presidenti i SHBA-ve që të mbyllë urgjentisht burgun ushtarak të Guantanamos në Kubë.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se disa përfaqësues demokratë në Kongresin e Amerikës kanë kërkuar nga presidenti amerikan Joe Biden që të mbyllë urgjentisht burgun ushtarak famëkeq të Guantanamos në Kubë. Në këtë kërkesë të paraqitur nga 75 anëtar të Kongresit të Amerikës dhe në prag të përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, është pretenduar se vazhdimi i aktivitetit të burgut të Guantanamos në Kubë nuk sjell asgjë përveç dëmit dhe famës së keqe për SHBA në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe respektimin e ligjeve përkatëse me këtë fushë. Këta anëtar të Kongresit gjithashtu kanë kërkuar nga Joe Biden që me lëshimin e një urdhri special, sa më shpejtë të shqyrtohet gjendja dhe fati i të burgosurve të këtij burgu.