Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë qeverisë Biden të mbyllë burgun e Guantanamos
(last modified Sat, 07 Aug 2021 02:29:55 GMT )
Gusht 07, 2021 04:29 Europe/Tirane
  • Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë qeverisë Biden të mbyllë burgun e Guantanamos

Me dhjetëra ligjvënës amerikanë nga Partia Demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës duke përfshirë edhe krerët e komiteteve të forcave të armatosura, punëve të jashtme dhe inteligjencës, ditën e enjte kanë kërkuar nga Joe Biden që menjëherë të mbyllë burgun ushtarak të Guantanamos.

75 përfaqësuesit që kanë paraqitur këtë kërkesë, disa javë para përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit të cilat janë bërë shkak për hapjen e këtij burgu, me anë të një letre dërguar presidentit amerikan, kanë vlerësuar se vazhdimi i punës së këtij burgu është njollë turpi për kredibilitetin e Amerikës dhe dobëson kapacitetin e Amerikës në atë që ata e quajtën “të drejta të njeriut” dhe sundimin e ligjit.

Burgu ushtarak i Guantanamos ndodhet në Gjirin e Guantanamos në Kuba i cili është hapur katër muaj pas kryerjes së sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 dhe me sulmin ushtarak të Amerikës kundër Afganistanit, ky burg u shndërrua në burgun për mbajtjen e personave të dyshuar për veprime terroriste. Mbajtja e burgut të Guantanamos i kushton qeverisë së Amerikës 44 milionë dollarë në vit dhe mbyllja e këtij burgu ka qenë një prej premtimeve më parësore të ish-presidentit amerikan Barak Obama. Edhe pse Obama kishte premtuar se do ta mbyllë këtë burg të frikshëm, por nuk pati sukses ta realizonte këtë premtim sidomos duke marrë parasysh kundërshtimin e Kongresit i cili në atë kohë ndodhej nën kontrollin e republikanëve. Ky qëndrim i Kongresit gjeti edhe mbështetjen e ish-presidenti tjetër amerikan Donald Trump dhe ai në fund të muajit janar të vitit 2018, nënshkroi dekretin ekzekutiv për vazhdimin e punës së burgut të Guantanamos. Në bazë të dekretit ekzekutiv të Trump, ushtria e Amerikës kishte mundësi edhe të shtonte numrin e personave të burgosur në burgun e Guantanamos derisa për herë të parë edhe terroristët e burgosur të grupit ISIS u transferuan në këtë burg.

Deri më tani shumë prej të burgosurve të burgut Guantanamo për shkak të kushteve të vështira dhe sjelljeve çnjerëzore ndaj tyre që janë kryer nga ana e autoriteteve amerikane të burgut, kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje. Njëkohësisht me këtë, janë bërë shumë kërkesa nga ana e të burgosurve për të shqyrtuar gjendjen e tyre dhe për të përcaktuar fatin e tyre. Në këtë kuadër, në janar të vitit 2018, 11 të burgosur të Guantanamos kanë paditur Donald Trump duke thënë se ata po mbahen të arrestuar në mënyrë të paligjshëm në burg vetëm për shkak se janë myslimanë. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjithashtu shumë herë kanë kritikuar gjendjen dhe kushtet e këtij burgu dhe vazhdimin e punës së tij. Aktualisht infrastruktura e burgut të Guantanamos është shumë e papërshtatshme dhe për çdo ditë e më tepër po përkeqësohet gjendja e tij dhe kjo çështje po vendos në rrezik gjithnjë e më shumë jetën e personave të burgosur dhe gjithashtu jetën e rojave të këtij burgu të frikshëm. Më 12 shkurt të vitit 2021, qeveria e Joe Biden në mënyrë zyrtare ka lëshuar kërkesën zyrtare për rishikimin e gjendjes së burgut të Guantanamos me qëllim mbylljen e tij. Nga gjithsej 40 persona të burgosur të cilët akoma edhe në periudhën e qeverisë Biden po mbahen në burgun e Guantanamos, 11 prej tyre gjatë një procesi të vështirë të shqyrtimit dhe rishikimit të gjendjes së tyre nga ana e qeverisë amerikane, janë shpallur të pafajshëm dhe kjo ishte me këtë kuptim se dërgimi i këtyre personave në vendin e tyre ose në ndonjë vend tjetër, nuk përmbante rrezik. Disa nga këta të burgosur ishin shpallur të pafajshëm disa vite më parë dhe atyre nuk u kishin dhënë kurrfarë shpjegimi në lidhje me vazhdimin e arrestimit të tyre për një periudhë të pacaktuar dhe pa i kumtuar kurrfarë akuze. Qeveria e Biden më 19 janar të këtij viti deklaroi se i burgosuri i parë i këtij burgu është transferuar në vendlindjen e tij. Me këtë transferim, numri i të burgosurve të Guantanamos u reduktua në 39 persona që shumë prej tyre për më shumë se dy dekada po mbahen të arrestuar në këtë burg pa zhvillimin e kurrfarë procesi gjyqësor.  

Burgu i Guantanamos mund të konsiderohet njollë turpi për Amerikës dhe njëkohësisht shenjë e qartë që tregon qëndrimin e rrejshëm të Uashingtonit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Sidomos pasi që organizatat e të drejtave të njeriut si Amnisty International, shumë herë kanë kritikuar gjendjen e këtij burgu dhe vazhdimi e punës së tij dhe e kanë quajtur atë “njollë turpi mbi historinë e të drejtave të njeriut”. Në këtë mënyrë, madje edhe nëse Biden do të zbatojë premtimin e tij elektoral dhe do ta mbyllë burgun e Guantanomos, ndikimi i këtij veprimi do të jetë shumë i vogël përderisa Uashingtonit vazhdon të shkelë ligjet ndërkombëtare dhe ta konsiderojë veten mbi ligjin.