Guterres thekson shkatërrimin e armëve bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i112428-guterres_thekson_shkatërrimin_e_armëve_bërthamore
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka deklaruar se e vetmja garanci për të parandaluar përdorimin e armëve bërthamore, është shkatërrimi i këtyre armëve.  
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 07, 2021 04:47 Europe/Tirane
  • Guterres thekson shkatërrimin e armëve bërthamore

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka deklaruar se e vetmja garanci për të parandaluar përdorimin e armëve bërthamore, është shkatërrimi i këtyre armëve.  

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, ditën e premte me anë të një mesazhi në llogarinë e tij në Twitter, duke shprehur shqetësime për mosarritjen e progresit në rrugën e qëllimit një botë e pastër nga armët bërthamore, ka shkruar: “Kërkojmë nga të gjitha vendet që posedojnë armë bërthamore që të pranojnë në mënyrë individuale ose të përbashkët planet për reduktimin e rrezikut të armëve bërthamore. E vetmja garanci kundër përdorimit të armëve bërthamore, është shkatërrimi i këtyre armëve”.