Vërshimet dhe zbulimi i thesareve të nazistëve në Gjermani
Një thesar sekret i fshehur që i përket nazistëve të Gjermanisë është zbuluar mbrapa murit të një shtëpie e cila është goditur nga vërshimet dhe përmbytjet e fundit në Gjermani.
Revista Times e Britanisë ka shkruar se në një ngjarje të rastësishme prapa murit të një shtëpie në perëndim të qytetit Hagen të Gjermanisë e cila ishte dëmtuar gjatë vërshimeve të fundit në këtë vend, janë zbuluar me qindra gjëra dhe dokumente sekrete të pushtetit nazist të Gjermanisë në mesin e tyre edhe një portret të Adolf Hitler, liderit të nazistëve të Gjermanisë.
Sipas këtij raporti, gjërat e zbuluara përfshinë një revolver, maskë kundër gazit dhe disa dokumente zyrtare. Godina në fjalë më parë ishte selia e ish Organizatës për Mirëqenie Kombëtare Nacional-Socialiste në Gjermaninë Naziste. Këto dokumente dhe gjëra ishin fshehur në një vrimë mes dy mureve në prill të vitit 1945, në kohën kur nazistët ishin informuar se forcave ushtarake amerikane janë duke hyjë në qytetin Hagen të Gjermanisë.
Ky zbulim të cilin e kanë quajtur “Kapsula e Kohës” së periudhës së nazistëve, u ka dhënë shpresë ekspertëve që nëpërmjet dokumenteve në fjalë, të kuptojnë më shumë veprimin dhe organizimin e brendshëm të Organizatës së Mirëqenies Kombëtare Nacional-Socialiste të Gjermanisë Naziste, për arsye se shumica e dokumenteve janë zhdukur pas hyrjes së forcave të koalicioneve ose janë zhdukur.