Turqia kritikon imponimin e refugjatëve afganë nga SHBA
Me vendimin arbitrar të Shteteve të Bashkuara për të përfshirë Turqinë në listën e vendeve ku qeveria e Uashingtonit synon të rivendosë refugjatët afganë, ka lindur një tension i ri në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Në këtë drejtim, Omar Çelik, zëdhënës i Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim të Turqisë, kritikoi pikëpamjen e qeverive perëndimore mbi vendosjen e refugjatëve afganë në Turqi, duke thënë: "Vendi ynë nuk është një kamp tranziti për refugjatët dhe asnjë vend nuk duhet ta konsiderojë Turqinë si kampi i tij i refugjatëve, sepse vendi ynë nuk ka më kapacitet për të mbajtur emigrantë të paligjshëm". Në vend që t'u japin azil shtetasve afganë që punojnë me trupat amerikane në Afganistan, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë planifikojnë t'i dëbojnë ata në Turqi dhe t'i imponojnë edhe një herë qeverisë së Ankarasë refugjatë të rinj. Talibanët kanë intensifikuar sulmet e tyre në pjesë të ndryshme të vendit, duke zhvendosur të paktën 350,000 afganë në tre muajt e fundit. Me sa duket, dëshira personale e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të vazhduar praninë e tij ushtarake në Afganistan dhe për të marrë përsipër sigurinë e aeroportit të Kabulit, po sjell kosto dhe pasoja të rënda për qeverinë e Ankarasë. Në lidhje me këtë, Devlet Bagceli, kryetar i partisë Lëvizja Kombëtare theksoi: "Dërgimi i refugjatëve afganë në Turqi është një formë e re pushtimi dhe qeveria e Ankarasë duhet të jetë shumë e kujdesshme në këtë drejtim". Në fakt, këta afganë mund të marrin inisiativën në Turqi në favor të Shteteve të Bashkuara për shkak të përvojës së tyre në militarizëm, spiunazh dhe të tjera të ngjashme. Në përgjithësi, duhet thënë se gjatë viteve të kaluara kur populli i Afganistanit ishte në një situatë të vështirë për shkak të pranisë së trupave amerikane dhe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut - NATO, mijëra qytetarë afganë, në pjesë të ndryshme të vendit të tyre , punuan për ushtrinë amerikane dhe agjencinë e spiunazhit si përkthyes, udhërrëfyes, korrierë, shoferë, truprojë, informatorë dhe një sërë shërbimesh dhe profesionesh të tjera. Por tani që ushtria amerikane po planifikon të largohet nga Afganistani, shumica e aleatëve të tyre lokalë afganë kanë rënë në duart e talibanëve. Kjo ka bërë që Shtetet e Bashkuara të tërheqin bashkëpunëtorët e tyre nga Afganistani. Si rezultat, qeveria amerikane premtoi azil për shumicën e trupave të saj lokale kur ata po largoheshin nga Afganistani, dhe atyre iu premtoi se do të merrnin shtetësinë dhe do të jetonin në tokën amerikane me familjet e tyre. Pavarësisht nga ky premtim, oportunistët amerikanë kanë arritur në përfundimin se lëvizja do të krijojë kosto të reja ekonomike dhe pasoja të sigurisë dhe sociale për Shtëpinë e Bardhë. Në të njëjtën kohë, dhënia e shtetësisë për mijëra familje afgane nuk konsiderohet një opsion i zbatueshëm. Prandaj, qeveria amerikane synon t'i dërgojë në Turqi shtetasit afganë që punojnë me ushtrinë amerikane në vend që t'u japë azil dhe shtetësi.