Vazhdon kujtesa e dobët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara
Presidenti i Shteteve të Bashkuara vazhdon të humbasë kujtesën dhe të shtojë gafat, ndërsa këtë herë ai humbi gjatë rrugës për në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Presidenti amerikan Joe Biden humbi orientimin për në Shtëpinë e Bardhë të Mërkurën dhe një nga agjentët e tij sekret i tregoi rrugën për në zyrën e tij. Gafat e vazhdueshme të presidentit, kujtesa e dobët, sjellja e çuditshme dhe konfuzionet e përsëritura janë bërë objekt i talljeve nga përdoruesit e hapësirës kibernetike dhe mediave perëndimore në muajt e fundit, duke bërë që kritikët të vënë në dyshim shëndetin dhe aftësitë e tij mendore. Videot e gabimeve dhe gafave verbale të Biden që nga fillimi i presidencës së tij, të tilla si harrimi i emrave të zyrtarëve në takime, konfirmojnë gjithashtu paaftësinë fizike dhe mendore të Biden. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, i njohur për gafat e shumta verbale, gabimisht e quajti "Kiani" homologun e tij afgan Ashraf Ghani në konferencën e tij të parë për shtyp. Gabimi i Biden, u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe u tall nga përdoruesit e hapësirës kibernetike.