Amerikanët mblidhen para kompanisë së raketave që prodhohen për regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i112794-amerikanët_mblidhen_para_kompanisë_së_raketave_që_prodhohen_për_regjimin_sionist
Burimet e lajmeve raportuan se qytetarët amerikanë në solidaritet me popullin palestinez u mblodhën para kompanisë së armëve të raketave për regjimin sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 14, 2021 09:03 Europe/Tirane
  • Amerikanët mblidhen para kompanisë së raketave që prodhohen për regjimin sionist

Burimet e lajmeve raportuan se qytetarët amerikanë në solidaritet me popullin palestinez u mblodhën para kompanisë së armëve të raketave për regjimin sionist.

Sipas Palestine Today, qytetarët amerikanë bllokuan hyrjet e kompanisë Raytheon në shenjë proteste ndaj shitjes së armëve ushtarake të Raytheon tek regjimi sionist dhe përdorimit të tyre kundër palestinezëve. Sipas raportit, demonstratat u mbajtën për të protestuar kundër shitjes së armëve me vlerë miliarda dollarë nga Raytheon për regjimin sionist dhe përdorimin e tyre kundër kombit të pambrojtur dhe civilëve palestinezë. "Demonstratat u zhvilluan gjithashtu në shenjë proteste ndaj pushtimit dhe okupimit të vazhdueshëm të tokave palestineze nga ushtria sioniste dhe veprimeve raciste të ushtrisë së regjimit sionist kundër palestinezëve," thuhet në deklaratë. Këta qytetarë amerikanë përdorën makinat e tyre personale për të bllokuar hyrjet e Raytheon për pesë orë rresht, duke parandaluar që punëtorët dhe punonjësit të hynin në fabrikë. "Ne respektojmë të drejtën për demonstrata paqësore dhe ligjore," tha Raytheon në një deklaratë të shkurtër në përgjigje të protestës. Kompania amerikane Raytheon është e përfshirë në prodhimin e raketave të drejtuara të përdorura nga regjimi sionist për të sulmuar popullin palestinez.