Përfundojnë manovrat ushtarake të përbashkëte të Kinës dhe Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i112828-përfundojnë_manovrat_ushtarake_të_përbashkëte_të_kinës_dhe_rusisë
Manovra e përbashkët e Kinës dhe Rusisë me emrin "Zapad/interaction 2021" ka përfunduar në rajonin autonom Ningshja Huj në veriperëndim të Kinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 14, 2021 08:45 Europe/Tirane
  • Përfundojnë manovrat ushtarake të përbashkëte të Kinës dhe Rusisë

Manovra e përbashkët e Kinës dhe Rusisë me emrin "Zapad/interaction 2021" ka përfunduar në rajonin autonom Ningshja Huj në veriperëndim të Kinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kjo manovër ushtarake me katër faza kishte filluar të premten në mëngjes me pjesëmarrjen e mbi 10.000 forcave ushtarake dhe me përdorimin e mjeteve luftarake të ndryshme si avion, artileri dhe autoblinda.

Ministrat e mbrojtjes së Kinës dhe të Rusisë në fund të kësaj manovre ushtarake kanë zhvilluar edhe një takim të përbashkët në të cilin kanë diskutuar bashkëpunimet ushtarake mes të dy vendeve. Ministri i mbrojtjes së Kinës ka thënë: "Forcat e armatosura të Kinës dhe Rusisë kanë mbështet njëra-tjetrën në përballje me pandeminë e virusit Korona dhe gjatë kësaj periudhe kanë treguar nivelin e lartë të marrëdhënieve mes të dy vendeve".

Ministri i mbrojtjes së Rusisë gjithashtu ka thënë: "Moska është e interesuar të forcojë marrëdhëniet strategjike me Pekinin në fusha të ndryshme si në luftën kundër terrorizmit dhe për të dy palët të veprojnë së bashku për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon".

Ministrat e mbrojtjes së Kinës dhe Rusisë në fund të këtij takimi kanë nënshkruar edhe disa dokumente bashkëpunimi.