Presidenti afgan kërkon ndihmë njëkohësisht me afrimin e talebanëve pranë kryeqytetit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i112888-presidenti_afgan_kërkon_ndihmë_njëkohësisht_me_afrimin_e_talebanëve_pranë_kryeqytetit
Muhamed Ashraf Ghani, presidenti i Afganistanit, njëkohësisht me afrimin e forcave të grupit Taleban pranë Kabulit, ka kërkuar ndihmë nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta ndihmuar atë në luftën kundër forcave talebane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 15, 2021 11:54 Europe/Tirane
  • Presidenti afgan kërkon ndihmë njëkohësisht me afrimin e talebanëve pranë kryeqytetit

Muhamed Ashraf Ghani, presidenti i Afganistanit, njëkohësisht me afrimin e forcave të grupit Taleban pranë Kabulit, ka kërkuar ndihmë nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta ndihmuar atë në luftën kundër forcave talebane.

Faqja informative “Hill” ka shkruar se në kohën kur forcat e grupit Taleban janë afruar pranë portave të Kabulit, kryeqytetit të Afganistanit dhe ekziston frika që së shpejti edhe Kabuli do të bie në duart e tyre, presidenti i Afganistanit ditën e kaluar në një fjalim televiziv ka foluar për liderët e botës dhe figurave politike të brendshme në lidhje me situatën aktuale në këtë vend. Presidenti i Afganistanit u shpreh optimist se lufta e brendshme që i është imponuar afganëve, të ndalet sa më shpejtë dhe të mos shkatërrohet sukseset e arritura në 20 vitet e kaluara.

Ashraf Ghani i cili po përballet me presione të mëdha për t’u larguar nga pushteti, ka thënë: “Ne kemi bërë konsultime brenda në qeveri dhe me parinë dhe liderët politikë dhe me përfaqësuesit e niveleve të ndryshme të shoqërisë afgane si dhe me aleatet ndërkombëtar dhe së shpejti do të publikohen rezultatet e këtyre konsultimeve”.

Këto deklarata të Ashraf Ghani bëhen në kohën kur forcat e grupit militant Taleban ditën e shtunë kanë marrë nën kontroll provincën Logar, ndërkohë që Hoda Ahmedi, deputet i Parlamentit, ka thënë se forcat talebane kanë arritur në rajonin “Çahar Asjab”. Ky rajon është vetëm 7 milje larg pjesë jugore të Kabulit.

Në Afganistan mbështetja ndaj Ashraf Ghani po shkon duke rënë gjithnjë e më tepër dhe me mijëra ushtarë të forcave qeveritare janë dorëzuar pranë forcave talebane. Omar Zkhival, ish-ministri i financave të Afganistanit, la thënë se ky veprim i ushtarëve afganë tregon se sipas bindjes së tyre, presidenti afgan nuk ka vlerë që ata të luftojnë për atë.