E ardhmja e paqartë e Afganistanit, ndërsa talebanët morën Kabulin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i112908-e_ardhmja_e_paqartë_e_afganistanit_ndërsa_talebanët_morën_kabulin
Ndërsa e ardhmja e Afganistanit është më shumë se kurrë në një qark të pasigurisë, një gjë është gjithsesi e qartë: Përpjekjet 20-vjeçare të amerikanëve për të rindërtuar ushtrinë afgane në një forcë luftarake të pavarur dhe të fuqishme kanë dështuar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 15, 2021 20:49 Europe/Tirane
  • E ardhmja e paqartë e Afganistanit, ndërsa talebanët morën Kabulin

Ndërsa e ardhmja e Afganistanit është më shumë se kurrë në një qark të pasigurisë, një gjë është gjithsesi e qartë: Përpjekjet 20-vjeçare të amerikanëve për të rindërtuar ushtrinë afgane në një forcë luftarake të pavarur dhe të fuqishme kanë dështuar.

Dhe kjo humbje është më e dukshme në një kohë kur pushteti po transferohet te talebanët. Edhe pse vendet e NATO-s të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara u përpoqën të formonin një ushtri pro-perëndimore në Afganistan para tërheqjes nga ky vend, pafuqia e trupave afgane përballë talebanëve ditët e fundit zbuloi dështimin e projekteve perëndimore në këtë vend. Lehtësia e përparimit të talebanëve, pavarësisht miliarda dollarëve të shpenzuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët për të ndërtuar forcat e qeverisë lokale afgane, ka mahnitur botën. Talebanët hynë të dielën në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Presidenti Ashraf Ghani raportohet te jete larguar nga qyteti. Reuters bën me dije se një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme afgane tha se Ghani ishte nisur për në Taxhikistan. Nuk kishte raportime për luftime dhe zëdhënësi i grupit Zabihullah Muxhahid tha se ata ishin në bisedime me qeverinë e mbështetur nga Perëndimi për një dorëzim paqësor. Ndërkohë diplomatët amerikanë u evakuuan nga ambasada e tyre me helikopter pas mësymjes se shpejte te militantëve talebane, te cilat me largimin e presidentit tashme rikthehen në vend për të sunduar përsëri 20 vjet pasi u rrëzuan nga forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit. Ekspertët thonë se tërheqja e Uashingtonit nga Afganistani pas 20 vitesh luftë, mund të ketë një ndikim të pashlyeshëm në mënyrën se si do të shihet Amerika në arenën ndërkombëtare. Ndërsa talebanët përparojnë, tërheqja e papritur diplomatike amerikane nga Kabuli dërgon një sinjal të pagabueshëm, që nuk është sinjali që Uashingtoni do të dëshironte të dërgonte. Fakti që Shtetet e Bashkuara tani po evakuojnë një personel diplomatik kaq të madh do të dërgojë një mesazh shumë të fuqishëm, jo vetëm brenda Afganistanit, por edhe në botë, se Amerika po largohet, se në thelb po heq dorë. Edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë një marrëveshje partneriteti strategjik dhe një pakt sigurie me qeverinë afgane, qeveria afgane është në prag të përmbysjes nga talebanët dhe nuk ka asnjë opsion në agjendë. Pyetja tani në opinionin publik në këtë vend si dhe në opinionin publik të botës, është se cili është plani i grupit Taleban pas pushtimit të plotë të Afganistanit dhe përmbysjes së qeverisë së këtij vendi, dhe si do ta administrojë ai këtë fitore për të cilën ka më shumë se njëzet vjet që lufton? Megjithë theksin e Kombeve të Bashkuara dhe të disa vendeve në mosnjohjen e një qeverie të mundshme talebane në Afganistan pas rënies së qeverisë afgane, ky grup pritet të marrë një hap përfundimtar drejt krijimit të Emiratit Islamik, pavarësisht reagimeve të huaja , dhe në këtë rast demokracia dhe parimi i rëndësishëm i Republikës do të shkatërrohen.