Zgjedhje të parakohshme në Kanada
(last modified Mon, 16 Aug 2021 07:11:32 GMT )
Gusht 16, 2021 09:11 Europe/Tirane
  • Zgjedhje të parakohshme në Kanada

Në një lëvizje të paparalajmëruar, Kryeministri i Kanadasë njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend më 20 shtator.

Sipas Reuters, Kryeministri i Kanadasë "Justin Trudeau" të dielën, me kohën lokale, duke njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend më 20 shtator, tha se qeveria e tij ka nevojë për mbështetje të re nga populli kanadez. Trudeau shtoi: Këto zgjedhje do të mbahen në momente të rëndësishme dhe themelore në vend. Deklaratat erdhën pas një takimi midis prefektes së përgjithshme të Kanadasë, Marie Simon dhe përfaqësuesit të Mbretëreshës Elizabeth II.  Sipas raportit, suksesi i jashtëzakonshëm i qeverisë kanadeze në vaksinimin kundër koronës dhe rimëkëmbja e ekonomisë kanadeze pas pandemisë së virusit mund të forcojë mundësinë e rifitores së Trudeau.