SHBA ngrin asetet financiare të Afganistanit, paralajmëron Pekini
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113078-shba_ngrin_asetet_financiare_të_afganistanit_paralajmëron_pekini
Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan, administrata e Biden ngriu pasuritë financiare të Afganistanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 19, 2021 15:28 Europe/Tirane
  • SHBA ngrin asetet financiare të Afganistanit, paralajmëron Pekini

Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan, administrata e Biden ngriu pasuritë financiare të Afganistanit.

Nga ana e tij, Pekini thotë se situata në Afganistan ndryshoi brenda natës dhe se gjithçka tani varet nga politikat e talebanëve, deklaratat e fundit të të cilëve janë një sinjal pozitiv për botën. Sipas CNBC, Shtetet e Bashkuara kanë ngrirë asetet e qeverisë afgane dhe kanë pezulluar transferimin e dollarëve në këtë vend për ta bërë më të vështirë për talebanët që të kenë qasje në asetet financiare të Afganistanit dhe të menaxhojnë ekonominë e tij të re. Administrata e Biden ka thënë se asetet e Bankës Qendrore të Afganistanit nuk do të vihen në dispozicion të talebanëve nga bankat amerikane, përfshirë Federal Reserve. Departamenti i Thesarit i SHBA lëshoi ​​gjithashtu një urdhër të veçantë duke njoftuar masa për të parandaluar talebanët të kenë qasje në rezervat valutore të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ndërsa javën e ardhshme, 450 milionë dollarë do të dilnin nga rezervat valutore të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Afganistanin. Embargoja e dollarit e vendosur ndaj talebanëve mund ta bëjë të vështirë për ta të menaxhojnë ekonominë afgane. Rezervat e dollarit të Afganistanit në bankat amerikane vlerësohen në 9 miliardë dollarë deri në javën e kaluar. 7 miliardë dollarë asete të Afganistanit mbahen nga Federal Reserve. Qasja e administratës amerikane ndaj talebanëve është krejtësisht e ndryshme nga ajo e Pekinit: Ministria e Jashtme kineze tha se situata në Afganistan ka ndryshuar dhe gjithçka tani varet nga politikat e talebanëve, duke shtuar se në deklaratat e fundit udhëheqësit talebanë kishin dërguar sinjale pozitive ndaj botes. Duke shpresuar që angazhimet të bëhen politikë dhe veprime konkrete, Wang Yi, ministri i jashtëm kinez, iu referua konferencës së parë të shtypit të talebanëve më 17 gusht, gjatë së cilës zëdhënësi i lëvizjes tha se talebanët do të garantonin kontrollin e sigurisë së ambasadave në Afganistan dhe dëshirojnë të krijojnë një klimë të mirë në marrëdhëniet me vendet e tjera. Sipas deklaratës së publikuar nga Ministria e Jashtme kineze, Wang i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu. Sipas tij, gjëja kryesore tani është gjetja e një mënyre rindërtimi që të jetë në përputhje me kushtet kombëtare të Afganistanit, tendencat e kohës, por që kuptohet duhet të mbështetet edhe nga populli afgan. Diplomati i lartë kinez shtoi se talebanët duhet të shkëputen qartë nga të gjitha forcat terroriste dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të shtypur organizatat terroriste ndërkombëtare të përcaktuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB -së, përfshirë edhe grupin Turkestani Lindor.