Merkel: Dënimi i Navalny i papranueshëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113152-merkel_dënimi_i_navalny_i_papranueshëm
Kancelarja gjermane tha: Unë e konsideroj dënimin e Alexei Navalny (kritiku kryesor i Vladimir Putin dhe qeverisë ruse) si të pasaktë dhe të papranueshëm dhe se ai duhet të lirohet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 21, 2021 02:59 Europe/Tirane
  • Merkel: Dënimi i Navalny i papranueshëm

Kancelarja gjermane tha: Unë e konsideroj dënimin e Alexei Navalny (kritiku kryesor i Vladimir Putin dhe qeverisë ruse) si të pasaktë dhe të papranueshëm dhe se ai duhet të lirohet.

Sipas IRNA, të Premten Angela Merkel në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin rus në Moskë shtoi: Situata për Navalny është shumë e keqe. Ajo shtoi: Dënimi i dhënë për Navalny është arbitrar dhe joproporcional, sipas Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kancelarja gjermane tha: Ky dënim është i papranueshëm për ne dhe unë i thashë këtë Presidentit të Rusisë dhe kërkova lirimin e Navalny dhe i kujtova Putinit se ne do të vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje në të ardhmen. Në përgjigje të deklaratave të Merkel, Putin në një konferencë shtypi tha se Navalny ishte dënuar për një vepër penale kundër partnerëve të huaj dhe jo për veprimet e tij politike.  Navalny u dënua në janar me dy vjet burg për një çështje përvetësimi financiar të quajtur Yves Rocher. Ai u dënua me 2.5 vjet burg dhe po e vuan dënimin në një qendër paraburgimi në Vladimir Oblast, një lagje në Oblastin të Moskës.