OKB: Afganistani në prag të katastrofës humanitare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113244-okb_afganistani_në_prag_të_katastrofës_humanitare
Programi Botëror i Ushqimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (WFP) paralajmëroi për një katastrofë humanitare në Afganistan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 23, 2021 15:45 Europe/Tirane
  • OKB: Afganistani në prag të katastrofës humanitare

Programi Botëror i Ushqimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (WFP) paralajmëroi për një katastrofë humanitare në Afganistan.

Drejtoresha e programit në Afganistan, Mary-Ellen McGroarty bëri thirrje për një koordinim të ngushtë brenda bashkësisë ndërkombëtare, pasi talebanët militantë islamikë morën pushtetin pas tërheqjes së SHBA. “Përndryshe, një situatë tashmë e tmerrshme do të bëhet një katastrofë absolute, një katastrofë e plotë humanitare”, tha përfaqësuesja e OKB -së për gazetën britanike ”The Observer”. WFP vlerëson se nga afërsisht 38 milionë banorë në Afganistan sot, 14 milionë tashmë nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë. Vendi është gjithashtu i rrënuar nga thatësira e rëndë. “Ne duhet të gjejmë ushqime tani dhe t’ua dërgojmë komuniteteve në provinca, para se rrugët të bllokohen nga dëbora”, paralajmëroi McGroarty.