Lavrov dhe Grossi flasin për marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113368-lavrov_dhe_grossi_flasin_për_marrëveshjen_bërthamore
Ministri i Jashtëm rus dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike diskutuan statusin e fundit të marrëveshjes bërthamore të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 26, 2021 15:52 Europe/Tirane
  • Lavrov dhe Grossi flasin për marrëveshjen bërthamore

Ministri i Jashtëm rus dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike diskutuan statusin e fundit të marrëveshjes bërthamore të Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve Tass, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi u takuan sot në Vjenë për të diskutuar fushat kryesore të aktiviteteve të ANEA, përfshirë përdorimin paqësor të energjisë bërthamore dhe reformimin e sistemin monitorues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike si dhe shkëmbyen pikëpamje mbi zbatimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit. Mikhail Ulyanov, i dërguari i Rusisë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me qendër në Vjenë, gjithashtu shkroi në Twitter se Lavrov dhe Grossi diskutuan një numër aspektesh të bashkëpunimit të nivelit të lartë të Rusisë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, me një fokus të veçantë në çështjet e lidhura me Iranin dhe programin e tij paqësor bërthamor. Deri më tani, gjashtë raunde bisedimesh janë mbajtur në Vjenë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit, por nuk është caktuar një datë për fillimin e një raundi të ri bisedimesh.