Shpërthimi kamikaz në Kabul, raportohet për të paktën 13 viktima
Një sulmues kamikaz ka shpërthyer veten, duke vrarë të paktën 13 persona, mes viktimave edhe fëmijë.
Të dhënat tragjike për këtë ngjarje të rëndë që ndodhi jashtë aeroportit të Kabulit i dha një zyrtar taleban. Sot Shtetet e Bashkuara dhe aleatët u kërkuan afganëve të largoheshin nga zona për shkak të një kërcënimi nga ISIS. Zyrtari tha se shumë roje talebane u plagosën. Një zyrtar amerikan deklaroi se disa anëtarë të trupave amerikane ishin në mesin e të plagosurve. Talibanët fajësuan trupat amerikane në Afganistan për shpërthimin dhe thanë se grupi ishte duke hetuar. Mijëra njerëz janë mbledhur jashtë aeroportit ditët e fundit. Trupat perëndimore po mundohen të evakuuojnë të huajt dhe afganët që ndihmuan vendet perëndimore gjatë luftës 20-vjeçare kundër talebanëve dhe për të dalë vetë deri në 31 gusht.