Champions League
Hidhet shorti i fazës së grupeve në Champions League
Në Stamboll të Turqisë u hodh sot shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ku u përcaktuan tetë grupet me nga katër skuadra. Goglat kanë vënë përballë ekipe të forta tek të cilat pritet spektakël, gola dhe gjithçka tjetër.
Në grupi A Manchester City do të përballet me PSG-në e Lionel Messit dhe pa diskutim kjo sfidë pritet me interes të lartë. Në grupin B, shorti ka vënë përballë emra të madhej si Liverpool, Milan apo dhe Atletico Madrid. Përballje interesante ka rezervuar edhe grupi D, ku “Galaktikët” e Real Madrid do të sfidojë kampionët e Italisë, Interin. Një sfidë jo e lehtë edhe për Barcelonën, e cila do të përballet me kampionët në fuqi të Gjermanisë. Kampionët në fuqi të Uefa Champions League [Chelsea] do të përballen me Juventusin e Cristiano Ronaldos.
Shorti i fazës së grupeve:
Grupi A: Manchester City, PSG, Leipzig e Club Brugge
Grupi B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto e Milan
Grupi C: Sporting, Dortmund, Ajax e Besiktas
Grupi D: Inter, Real Madrid, Sh.Donetsk e Sh.Tiraspol
Grupi E: Bayern Mnchen, Barcelona, Benfica e Dinamo Kiev
Grupi F: Villarreal, Man United, Atalanta e Young Boys
Grupi G: Lille, Sevilla, Salzburg e Wolfsburg
Grupi H: Chelsea, Juventus, Zenit e Malmo.
Çmimi i UEFA-s për lojtarin më të mirë të sezonit 2020-2021 shkoi për mesfushorin e Chelseas dhe Kombëtares së Italisë, Jorghino.