Kërkesa e KS të OKB drejtuar talebanëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113562-kërkesa_e_ks_të_okb_drejtuar_talebanëve
Të hënën në takimin e tij, Këshilli i Sigurimit i OKB -së miratoi një rezolutë për Afganistanin duke u kërkuar talebanëve që t'i përmbahen premtimit për daljen e sigurt të afganëve dhe shtetasve të huaj.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 31, 2021 07:49 Europe/Tirane
  • Kërkesa e KS të OKB drejtuar talebanëve

Të hënën në takimin e tij, Këshilli i Sigurimit i OKB -së miratoi një rezolutë për Afganistanin duke u kërkuar talebanëve që t'i përmbahen premtimit për daljen e sigurt të afganëve dhe shtetasve të huaj.

Sipas IRNA; Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB -së iu referua deklaratës së talebanëve më 27 gusht 2021, në të cilën talebanët u zotuan se afganët do të ishin në gjendje të udhëtonin jashtë vendit. Këshilli i sigurimit në këtë rezolutë tha se nga talebanët pritet që të zbatojnë premtimet e tyre mes të cilave është dalja e sigurt e shtetasve afganë dhe i shtetasve të huaj që ndodhen në këtë vend. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB -së thekson gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të grave, fëmijëve dhe pakicave dhe inkurajon të gjitha palët që të kërkojnë një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse përmes negociatave me pjesëmarrjen e plotë dhe barazinë kuptimplotë të femrave. Rezoluta bëri thirrje për përpjekje të intensifikuara për të ofruar ndihmë humanitare për Afganistanin dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të lejojnë qasje të plotë, të sigurt dhe të papenguar për Kombet e Bashkuara, agjencitë e saj të specializuara dhe partnerët ekzekutivë, dhe të gjithë ata që përfshihen në ofrimin e ndihmës humanitare.