Vazhdon arrestimi i aktivistëve të mjedisit në Britani
(last modified Thu, 02 Sep 2021 05:53:17 GMT )
Shtator 02, 2021 07:53 Europe/Tirane
  • Vazhdon arrestimi i aktivistëve të mjedisit në Britani

Policia angleze ka ndërhyre ndaj protestave të së Premtes, duke larguar me kamion më shumë se 469 protestues.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, protestuesit në Londër kanë 10 ditë që protestojnë kundër ngrohjes globale dhe ndotjes së ajrit. Anëtarët e grupit Rebelimi Kundër Shuarjes të Mërkurën bllokuan urën kryesore në Londër duke mbajtur një tubim proteste, ndërkohë që policia në atë zonë arrestoi 11 protestues. Protestuesit thyen një numër të dritareve në selinë e Jeepmangan Bank në dhe vendosën shenja në muret e saj ku shkruhej: "Thyej dritaret në rast emergjence". Policia e Londrës thotë se ka arrestuar tetë persona në lidhje me protestën. Anëtarët e grupit Rebelimi Kundër Shuarjes thonë se Jeepmurgan po financon projekte të karburantit fosil më shumë se çdo bankë tjetër. Protestuesit po bëjnë thirrje që qeveria të zvogëlojë emetimet e dyoksidit të karbonit në zero deri në vitin 2025 duke miratuar ligje detyruese. Ata thonë se kompanitë tregtare në Londër financojnë 15 përqind të emetimeve të gazrave serrë. Mbretëria e Bashkuar këtë vit në Glasgow do të organizojë Samitin Ndërkombëtar të Ndryshimit të Klimës.  Në takim do të marrin pjesë zyrtarë nga e gjithë bota për të diskutuar zgjidhjet praktike për të parandaluar ngrohjen globale.

Tags