Nju Jorku përjeton “apokalipsin”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113712-nju_jorku_përjeton_apokalipsin
Ka shkuar në 46 bilanci i viktimave të uraganit Ida, të përplasur me erëra të dhunshme dhe shira të rrëmbyer në verilindje të Shteteve të Bashkuara.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 03, 2021 20:17 Europe/Tirane
  • Nju Jorku përjeton “apokalipsin”

Ka shkuar në 46 bilanci i viktimave të uraganit Ida, të përplasur me erëra të dhunshme dhe shira të rrëmbyer në verilindje të Shteteve të Bashkuara.

Ndër ta, është edhe një djalë 2 vjeçar. Nju Jorku dhe Nju Xhersi janë përballur me shira të paprecedentë, të cilat kanë shkaktuar dhe vërshimin e vrullshëm të ujërave. Shumica e viktimave e gjetën vdekjen pikërisht kur ujërat rrëmbyen makinat e tyre. Tragjike ishin dhe rastet e disa personave që u mbytën në bodrumet e apartamenteve, pasi nuk arritën të dilnin në kohë. Nju Xhersi ka dhe numrin më të madh të vdekjeve, 23. Që të dy shtetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Presidenti Joe Biden u shpreh se nevojiten investime historike për t`i bërë ballë krizës së klimës. Si të mos mjaftonin përmbytjet, disa zona të vendit u përballën dhe meë një seri tornadosh, që lanë pas vetëm shkatërrim. Stuhia Ida goditi shtetin e Luizianës të dielën, si uragan i kategorisë 4, dhe i tmerroi banorët e Nju Orleansit duke u mbërritur në derë pikërisht në kohën e përvjetorit të uraganit Katrina, që thuajse e shkatërroi qytetin.