Të paktën 17 viktima nga të shtënat festive në Kabul
Të paktën 17 persona janë vrarë nga shtënat me armë në Kabul, pasi burimet talibane thanë se luftëtarët e tyre kishin marrë kontrollin e Panjshir, provinca e fundit në Afganistan që kundërshton grupin Taleban.
Agjencia e lajmeve Samsad raportoi se "të shtëna në ajër" dje, të premten, në Kabul morën jetën e 17 personave dhe se janë shënuar 41 të plagosur. Agjencia e lajmeve Tolo transmetoi të njëjtin raport. Të paktën 14 persona u plagosën në një seri të shtënash në provincën Nangarhar, në lindje të kryeqytetit, tha Gulzanda Sangar, një zëdhënëse e spitalit në kryeqytetin krahinor Jalalabad. Zjarri shkaktoi një reagim të ashpër nga zëdhënësi kryesor i talebanëve, Zabihullah Mujahid. "Shmangni të shtënat në ajër dhe në vend të kësaj falënderoni Zotin," ka shkruar Mujahid në një mesazh në Twitter. "Plumbat mund të dëmtojnë civilët, prandaj mos qëlloni pa nevojë."