Talebanët formojnë qeveri, Rusia i njeh, SHBA e shqetësuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113906-talebanët_formojnë_qeveri_rusia_i_njeh_shba_e_shqetësuar
Talebanët kanë filluar formimin e qeverisë së re në Afganistan. Megjithatë, disa persona që do të marrin poste të ministrave, kërkohen nga qeveria amerikane – madje për ta janë ofruar shuma të majme për kapjen e tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 08, 2021 08:04 Europe/Tirane
  • Talebanët formojnë qeveri, Rusia i njeh, SHBA e shqetësuar

Talebanët kanë filluar formimin e qeverisë së re në Afganistan. Megjithatë, disa persona që do të marrin poste të ministrave, kërkohen nga qeveria amerikane – madje për ta janë ofruar shuma të majme për kapjen e tyre.

Qeverinë do ta udhëheqë Mulla Mohamed Hasan Akund, kurse ndihmës i tij do të jetë Abdul Gani Baradar, ka bërë të ditur zëdhënësi i talebanëve. Siraxhudin Hakani është emëruar në postin e ministrit të Punëve të Brendshme. E atë qeveria amerikane e konsideron si terrorist ndërkombëtar, kurse FBI-ja ofron shpërblim prej 5 milionë dollarëve për çfarëdo informacioni që do të ndihmonte në kapjen e tij. Ndërkohë, pasi grupi njoftoi një qeveri të re, udhëheqësi i grupit Taleban, Hebatullah Akhundzadeh uroi popullin e Afganistanit për çlirimin e Afganistanit nga sundimi i huaj. "Në të ardhmen, të gjitha çështjet e qeverisjes dhe jetës në Afganistan do të rregullohen me ligjin e Sheriatit të Shenjtë," tha Hebatullah Akhundzadeh në një deklaratë. Udhëheqësi taleban shtoi se talebanët janë të përkushtuar ndaj të gjitha ligjeve, traktateve dhe detyrimeve ndërkombëtare që nuk bien ndesh me ligjin islam. Sipas tij, kabineti i ri do të fillojë punën sot dhe gradualisht do të emërohen anëtarë të tjerë. Rusia, ndërkohë, ishte vendi i parë që njohu talebanët. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se vendi i tij është gati të marrë pjesë në shpalljen e përbërjes së kabinetit të qeverisë gjithëpërfshirëse në Afganistan. Por Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për qeverinë e sapoformuar në Afganistan nga talebanët. Uashingtoni shprehu "shqetësim" për qeverinë talebane.  Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se vendi i tij ishte i shqetësuar në lidhje me "përkatësinë dhe prejardhjen" e disa prej kandidatëve të talebanëve për postet kryesore qeveritare.