SHBA e shqetësuar për qeverinë e re talebane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113912-shba_e_shqetësuar_për_qeverinë_e_re_talebane
SHBA shprehet e shqetësuar, pasi talebanët shpallën  qeverinë e re të Afganistanit, të përberë vetëm nga meshkuj dhe me figura të lidhura me sulmet ndaj forcave amerikane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 08, 2021 20:47 Europe/Tirane
  • SHBA e shqetësuar për qeverinë e re talebane

SHBA shprehet e shqetësuar, pasi talebanët shpallën  qeverinë e re të Afganistanit, të përberë vetëm nga meshkuj dhe me figura të lidhura me sulmet ndaj forcave amerikane.

Kabineti i përkohshëm udhëhiqet nga Mulla Mohammad Hassan Akhund, i cili bën pjesë  në listën e zezë të OKB -së. Ndërkohë një tjetër, ministri i Brendshëm Siraxhuddin Hakani, kërkohet nga FBI. Në një deklaratë , departamenti i shtetit amerikan tha: "Ne vërejmë se lista e shpallur e emrave përbëhet ekskluzivisht nga individë që janë anëtarë të talebanëve ose bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë, midis tyre asnjë grua. Gjithashtu jemi të shqetësuar nga përkatësitë dhe regjistrat e disa prej individëve." Departamenti  i shtetit shtoi se Amerika do të "gjykojë talebanët nga veprimet e saj, jo nga fjalët". "Përsërisim pritshmërinë tonë të qartë që talebanët të sigurojnë që toka afgane të mos përdoret për të kërcënuar vende tjera," thuhet në deklaratë. Afganistani është anëtar i Kombeve të Bashkuara prej vitit 1946 dhe organizata tha të martën se u takon shteteve të veçanta ta njohin apo jo qeverinë e re, dhe të presin paqen e qëndrueshme në vend.