250,000 njerëz pa energji elektrike në Teksas dhe Luiziana
https://parstoday.ir/sq/news/world-i114138-250_000_njerëz_pa_energji_elektrike_në_teksas_dhe_luiziana
Gati një çerek milion konsumatorë në Teksas dhe Luiziana kanë mbetur pa energji elektrike pasi stuhia e quajtur Nicholas goditi rajonin, duke kërcënuar pjesë të Bregut të Gjirit me shi deri në 20 centimetra.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 15, 2021 20:13 Europe/Tirane
  • 250,000 njerëz pa energji elektrike në Teksas dhe Luiziana

Gati një çerek milion konsumatorë në Teksas dhe Luiziana kanë mbetur pa energji elektrike pasi stuhia e quajtur Nicholas goditi rajonin, duke kërcënuar pjesë të Bregut të Gjirit me shi deri në 20 centimetra.

Më shumë se 500,000 ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar në Teksas, sipas uebfaqes amerikane PowerOutage.US. Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin e Luizianës pranë Teksasit për shkak të stuhisë. Uragani Nicholas ndodhi vetëm disa javë pas Uraganit Ida, uragani i pestë më i madh që goditi Amerikën. Uragani Ida vrau dhjetëra njerëz dhe ndërpreu energjinë elektrike për më shumë se një milion banorë të Luizianës.