OBSH e prerë kundër pabarazisë në shpërndarjen e vaksinave
https://parstoday.ir/sq/news/world-i114142-obsh_e_prerë_kundër_pabarazisë_në_shpërndarjen_e_vaksinave
“Nuk është e drejtë t’i japësh dozën e tretë të vaksinës kundër covid njerëzve të shëndetshëm”, kjo është deklarata e lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 15, 2021 20:14 Europe/Tirane
  • OBSH e prerë kundër pabarazisë në shpërndarjen e vaksinave

“Nuk është e drejtë t’i japësh dozën e tretë të vaksinës kundër covid njerëzve të shëndetshëm”, kjo është deklarata e lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Sipas rrjetit amerikan “CNBC”, “në disa vende, shkalla e mbulimit të vaksinimit është vetëm 2% dhe shumica e këtyre vendeve janë në Afrikë”, theksoi drejtori i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Doza e tretë e vaksinës anti-covid ka filluar tashmë të jepet në Shtetet e Bashkuara, ku gati 54% e popullsisë është vaksinuar plotësisht me dy doza. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 1.8 milion doza janë siguruar tashmë në Shtetet e Bashkuara. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u ka bërë thirrje përsëri vendeve të pasura që të ndalojnë dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-covid me shpresën se më shumë vaksina do të jenë në dispozicion për vendet e varfra, në mënyrë që të bëhet edhe atje imunizimi i qytetarëve.